A e kemi obligim që kur ta përmendim emrin e Allahut t’ia bashkangjisim fjalë tjera si p.sh (Allahu Dhul Xhelal), sikur e kemi obligim për Pejgamberin të themi Salallahu alejhu ue selem ?

Përgjigje: Të dyja çështjet – madhërimi, lavdërmi dhe lartësimi i Allahut, si dhe salewatet për të Dërgurarin, salallah alejhi we selem- janë prej adhurimeve me të cilat njeriu afrohet tek Allahu i Lartësuar, si dhe përmes tyre arrin shpërblim dhe sevap të madh tek Allahu i Madhërishëm. Allahu i Lartësuar na thërret që në çdo kohë dhe në shumë vende ta madhërojmë Atë.

➖ Ai, qoftë i Lartësuar, thotë: “Prandaj lavdërojeni Allahun, kur bie muzgu dhe, kur gdhin drita! Për Atë është falënderimi në qiej dhe në Tokë, në mbrëmje dhe në mesditë.”(Err-Rrum, 17-18);

➖”Përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje. Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij.” (El-Insan, 25-26).

➖”dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun) në mëngjes dhe mbrëmje.” (El-Fet’h, 9);

?dhe shumë tekste tjera të cilat në mënyrë të qartë tregojnë për inkurajimin e njeriut për madhërimin dhe lavdërimin e Allahut, pa kufizim dhe në çdo kohë.

? Në një hadith të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Askush nuk e dëshiron më shumë lavdërimin për të se sa Allahu.”

➖Dhe, ashtu siç Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të madhërohet dhe lavdërohet Ai, po ashtu ka urdhëruar që të dërgohen salewate dhe selam për të Dërguarin, salallahu alejhi we selem.

?Allahu i Madhërishëm thotë: “Vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij dërgojnë salewate për të Dërguarin. O ju që keni besuar, dërgoni salewate dhe selam për të.” (El-Ahzab, 56).

?Po ashtu, i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Koprrac i vërtetë është ai që kur përmendet emri im në prezencën e tij, ai nuk dërgon salewate për mua.” E transmeton Imam Ahmedi.

➡️Ndërsa, sa i përket obligueshmërisë së dërgimit të salewateve për të Dërguarin, salallahu alejhi we selem, sa herë që përmendet emri i tij,rreth kësaj çështjeje ka mospajtime mes dijetarëve. Disa prej tyre e mbështesin mendimin se kjo është vetëm e preferuar(mustehab).

✏️Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, kur e përmend mospajtimin e dijetarëve rreth vendimit për dërgimin e salewateve – në librin e tij “Fet’hul Barij” – duke iu kundërpërgjigjur atyre të cilët e kanë mendimin se dërgimi i salewateve është obligim, thotë (kuptimi i fjalëve të tij): ‘Sikur të kishte qenë obligim (dërgimi i salewateve), atëherë do të ishte më parësore të thuhet se është obligim lavdërimi dhe madhërimi i Allahut sa herë që përmendet emri i Tij.

?Por, ata (dijetarët e mendimit të parë) nuk e thonë këtë.’ Këto fjalë të Ibën Haxherit (edhe pse nuk di a kanë dhënë dijetarët e mendimit të parë ndonjë kundërpërgjigje për to) na jepin të kuptojmë se lavdërimi dhe madhërimi i Allahut të Lartësuar është më i konfirmuar se dërgimi i salewateve për të Dërguarin, salallahu alejhi we selem. Në këtë kuptim ka ardhur edhe vet urdhëri i të Dërguarit, salallahu alejhi we selem, i cili na nxit që lutjet dhe fjalimet tona t’i fillojmë së pari me hamd (lavdërim) ndaj Allahut të Lartësuar, e pastaj me dërgimin e salewateve për të, salallahu alejhi we selem.

?Transmetohet në Sunenin e Tirmidhiut prej Fudaleh bin Ubejd: Se një ditë, derisa i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ishte ulur në xhami, hyri një burrë dhe u fal; pastaj ai (burri) u lut: O Allah më fal mua dhe më mëshiro!
I Dërguari, salallahu alejhi we selem, i tha: “U ngute o falës i namazit! Kur të falesh dhe pastaj të ulesh, së pari lavdëroje Allahu ashtu siç Ai e meriton, pastaj dërgo salewate për mua, dhe pastaj lutu.”Kështu vepronin edhe sahabet (shokët) e të Dërguarit, salallahu alejhiwe selem.

?Të gjitha lutjet dhe ligjërimet (fjalimet) e tyre i fillonin së pari me lavdërim dhe falënderim për Allahun, pastaj dërgonin salewate për të Dërguarin, salallallahu alejhi we selem.Pasi u sqarua kjo, atëherë arrijmë në përfundim se rreth dërgimit të salewateve për të Dërguarin, salallahu alejhi we selem, sa herë që përmendet emri i tij ka mospajtime mes dijetarëve, kurse lavdërimi,madhërimi dhe falënderimi ndaj Allahut është vepër më e konfirmuar se e para (salewatet).

⌛️Edhe nëse themi se dërgimi i salewateve për të Dërguarin, salallahualejhi we selem, është obligim, kurse lavdërimi dhe madhërimi i Allahut nuk është obligim (apo është obligim por njeriu nuk i kushton kujdes të përhershëm atij), atëherë nuk mund të themi se vijueshmëria e tij në dërgimin e salewateve për të Dërguarin, salallahu alejhi we selem, sa herë që përmendet emri i tij, është teprim apo hyjnizim i tij. Përkundrazi, kjo thjeshtë është zbatim i urdhrit të Allahut të Lartësuar dhe urdhrit të të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi we selem.

Allahu e di më së miri!

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva