A ekziston vendi i quajtur Araf?

A ekziston vendi i quajtur Araf?

Po, ekziston. Allahu e përmend në suren Araf. Ai është vendi mes xhenetit dhe xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë ata të cilëve, kur u peshohen veprat e mira dhe të këqija, i kanë të barabarta. Këta do të qëndrojnë në Araf, as në xhenet e as në xhehenem. Kjo tregon për Drejtësinë absolute të Allahut në Ditën e Gjykimit, që nëse njeriu nuk e meriton xhenetin nuk hyn në të, nëse nuk e meriton xhehenemin nuk hyn në të, mirëpo qëndron në Araf. Një pjesë e sures Araf flet rreth këtyre personave. Mirëpo, në të nuk përmendet se ku do të përfundojnë ata, a do të qëndrojnë përherë në Araf apo pas një kohe do të hyjnë në xhenet. Dijetarët kanë përmendur se në bazë të parimeve islame të përgjithshme dhe argumenteve të tjera, siç është hadithi në të cilin thuhet se Mëshira e Allahut e tejkalon Zemërimin e Tij, thonë se ata pas një kohe do të hyjnë në xhenet. Allahu e di më së miri kur, mirëpo do të hyjnë në të, ngase ata nuk janë jobesimtarë. Sikur të ishin jobesimtarë do të përfundonin në xhehenem. Ata janë besimtarë, mirëpo veprat e mira dhe të këqija të tyre janë të barabarta. Andaj, përderisa janë besimtarë shpresohet in shaa Allah që pas një kohe do të hyjnë në xhenet.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.