A i vijnë engjëjt e vdekjes çdo personi, edhe atij që vdes në gjumë?

A i vijnë engjëjt e vdekjes çdo personi, edhe atij që vdes në gjumë?

Përgjigjje: Edhe nëse njeriu vdes në gjumë, atij i vijnë engjëjt e vdekjes (për t’ia marrë shpirtin), qoftë i ri apo i moshuar. Nuk duhet menduar siç mendojnë tek ne që kur dëgjojnë se filan personi ka vdekur në gjumë thonë: “Ka vdekur mirë/lehtë, nuk ka dëgjuar asgjë”. Por, kjo nuk është e vërtetë, sepse njeriu edhe në gjumë e përjeton agoninë e vdekjes. Nëse ka qenë njeri i keq e përjeton vështirësinë e dhënies së shpirtit. Nëse ka qenë njeri i mirë, e përjeton dëshirën që të takohet me Allahun.