A ka bazë në fe veprimi i shqiptarëve të cilët çohen/lëvizin pak nga vendi kur e përmendin Allahun?

Përgjigjje: Ky veprim nuk është transmetuar as prej të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem e as prej shokëve të tij.

? E çuditshmja është se ata persona që e veprojnë këtë gjë, as nuk falin namaz, as nuk i kryejnë obligimet dhe bëjnë mëkate! Nuk di se sa real janë ata sepse sikur ta kishin në zemër atë madhërim ashtu siç e shprehin që kur përmendet emri i Allahut nuk po mundkan pa lëvizur vend si madhërim ndaj Tij, atëherë së paku do i kishin kryer obligimet ndaj Allahut, do ishin ndalur prej harameve e mëkateve, do ta kryenin namazin etj.