Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet apo videot.
A ka mëkat personi nëse poston foto të motrave me mbulesë para meshkujve?
A ka mëkat personi nëse poston foto të motrave me mbulesë para meshkujve?
Mëkati është se sa herë që dikush (i huaj) e shikon atë fotografi, atij/asaj i shkon një pjesë e gjynahut, sidomos kur ajo në fotografi është e pa mbuluar, mëkati është edhe më i madh. Ata ua kanë mundësuar të tjerëve që t’i shohin ato. E gruaja në Islam është e obliguar të mbulohet (e të mos shikohet nga të tjerët).
Njeriu nuk duhet të mendojë “nuk është mëkat i madh sepse ajo është e mbuluar” kur e poston fotografinë e saj duke ua mundësuar të tjerëve ta shohin atë. Edhe nëse është mëkat i vogël, dijetarët thonë: “Nuk ka mëkat të vogël kur bëhet në vazhdimësi”, kur njeriu vazhdimisht e vepron një mëkat të vogël, atëherë ai mëkat llogaritet i madh tek Allahu, ngase kjo llogaritet se ai nuk po e respekton dhe madhëron Allahun, duke i bërë vazhdimisht mëkat.
Andaj, dijetarët thonë: “Mos shiko madhësinë e mëkatit, por shiko Madhërinë e Atij që po i bën mëkat.” Ai të cilit po i bën mëkat është i Madh, Ai është Allahu i Madhërishëm.
Hoxhë Lulzim Perçuku.