A ka të keqe nëse thërrmijat e bukës lihen pa fshirë tërë natën?

Përgjigjje: Nuk e di të ketë argument që tregon se kjo është gjë e keqe apo e ndaluar. Allahu e di më mirë. Mirëpo, është mirë që të fshihen/largohen, e jo të lihen ashtu sepse pastaj mund të shkelen.

? Mirësitë e Allahut duhet të mos nënçmohen. Edhe pse ato janë thërrmija nuk duhet të nënçmohen. Shumë njerëz nëpër botë nuk i kanë as ato thërrmija të bukës.

? Kur njeriu është falënderues ndaj të mirave të Allahut, Ai ia shton ato. Nëse nuk është falënderues, nuk është mirënjohës, apo më keq dhe i nënçmon mirësitë e Tij, është rrezik që Allahu t’ia marrë ato.

? Është mirë që thërrmijat e bukës të hidhen në një vend ku i hanë shpendët.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva