A lejohet futbolli?

?Përgjigjja: Nëse në marrjen me sport nuk ka mëkate e harame, atëherë lejohet. Dhe po ashtu nëse ai nuk të ndalë/pengon prej adhurimit ndaj Allahut.

✒️Disa njerëz i përkushtohen aq shumë sportit saqë e bëjnë si formë adhurimi. Njeriu është krijuar për ta adhuruar Allahun. Çdo gjë që e pengon nga kjo, është e ndaluar.

✒️Mirëpo, nëse njeriu merret me sport në një kohë të caktuar të ditës në mënyrë që ndihet më i freskët, më i fuqishëm dhe më aktiv në adhurime, nuk ka të keqe. Nëse nuk humb shumë kohë në të dhe e bën me këtë nijet, mund të ketë shpërblim.

✒️Njeriu që nuk merret me asgjë, por rrinë tërë kohën, dembeloset dhe e ka më të vështirë edhe kryerjen e adhurimeve.

✒️Sahabët janë marrë me sportet e kohës së tyre, si: me kalorësi, me hedhjen e shenjës, me mundje, që janë të dobishme për përditshmërinë dhe e ndihmojnë në adhurimin ndaj Allahut. I tillë është dhe noti.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva