A lejohet ta bojkotoj vëllanë tim namazli i cili do të shkojë në mbrëmjen e Maturës?

✒️Përgjigjja: Nëse kjo gjë ka ndikim tek ai, atëherë lejohet të përdoret si metodë që ai ta braktisë atë mëkat. Këtë gjë e bën para se ai të shkojë në atë mbrëmje.

?Nëse e kërcënon duke i thënë “Nuk do të flas, nuk do të qëndrojë me ty nëse shkon” duke e ditur se kjo gjë do ndikojë tek ai në mënyrë që ta braktisë atë mëkat, p. sh.: rastet kur ai që shkon në këtë mbrëmje është vëllai më i vogël dhe ka respekt për ty, atëherë nuk prish punë ta përdorësh si metodë.

?Bojkotimi lejohet në Islam kur ai sjell rezultate të mira, e nëse nuk sjell rezultate të mira dhe personi vazhdon ashtu në atë gjendje që është, apo dhe më keq sjell edhe rezultate të këqija, me ç’rast nëse ti e bojkoton ai veçse rehatohet nga ti dhe lëshohet edhe më tej në mëkate, atëherë nuk përdoret bojkoti, por vazhdohet me këshilla duke e frikësuar dhe përkujtuar me Allahun dhe Dënimin e Tij.

?Nëse është vëllai më i madh (ai i cili shkon në mbrëmje) dhe nuk ka respekt për ty, atëherë këtu nuk ja vlen bojkoti.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva