A lejohet të shkoj te një mjek i cili i mbyt hormonet e vajzave (për të mos lindur vajzë), meqë i kam dy dhe pas kësaj shpresohet lindja e një djali?

A lejohet të shkoj te një mjek i cili i mbyt hormonet e vajzave (për të mos lindur vajzë), meqë i kam dy dhe pas kësaj shpresohet lindja e një djali?

   Kjo nuk lejohet ngase nëse shkon aty duhet ta zbulosh avretin dhe të veprosh shumë harame/gjynahe. Përderisa kjo gjë sjell si pasojë veprimin e disa harameve, është e ndaluar. Njeriu duhet të jetë i kënaqur me atë që e jep Allahu. Çështja se gjithqysh duhet lindur djalë, është prej injorancës, nuk është prej islamit. Nëse Allahu të ka dhuruar vajza, Ai ta ka hapur një derë të xhenetit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i rrit dhe i edukon në Islam tri vajza, do të hyjë në xhenet.” E kanë pyetur: “Edhe dy?” ka thënë: “Edhe dy.” Allahu thotë në Kuran: “Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë.” Shura 49-50. Andaj njeriu duhet të jetë i kënaqur me Caktimin e Allahut. Pastaj ka mundësi që djali të cilin shumë e dëshiron, kur të rritet nuk të respekton, nuk të do, nuk sillet mirë. E nga ana tjetër vajza sillet mirë me ty. Qëllimi i myslimanit nuk është që gjithsesi të ketë djalë apo vajzë. Mirëpo, qëllimi i tij duhet të jetë që të ketë fëmijë të cilët e adhurojnë Allahun, duke i edukuar në këtë, e pas vdekjes së tij ata të luten për të. Kur prindi i edukon fëmijët e tij në Islam, qofshin djem apo vajza, dhe e vazhdojnë jetën me Islam, atëherë për çdo vepër të mirë që e veprojnë, i vije atij një pjesë e shpërblimit, edhe nëse është i vdekur.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit