A lejohet të thuhet se filani është mishëruar në një gjësend apo person?

 

Ky është besim i kotë dhe i papranuar në Islam. Kur njeriu vdes, nëse është besimtar, shpirti i tij përjeton kënaqësinë në varr bashkë me trupin e tij. E nëse është jobesimtar, e përjeton dënimin në varr bashkë me trupin. Nuk mishërohet në ndonjë gjë tjetër. Ky është besim tek hindusët, budistët, e që fatkeqësisht ka depërtuar te disa sekte në Islam, siç janë sufitë të cilët e kanë këtë besim.

Nuk lejohet që besimtari të besojë kështu, ngase na kanë ardhur argumente te qarta se shpirti nuk mishërohet ose nuk kalon tek dikush tjetër.

E ata thonë se nëse njeriu ka qenë i mirë, pasi vdes, shpirti i tij kalon te një njeri i mirë, e pastaj përsëri tek një njeri të mirë, derisa të arrijë nivelin më të lartë që ata e quajnë nirwana. Mirëpo kjo nuk është e saktë. Edhe realiteti e kundërshton një gjë të tillë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se shpirti i besimtarit ha prej një peme të xhenetit. Shpirti i besimtarit nuk kalon diku tjetër.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva