Çfarë kuptojmë me thënien “Kurani është Fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar?”

?Përgjigja: Allahu ka folur përmes Kuranit, Xhibrili e ka dëgjuar atë (Fjalën e Allahut) dhe ia ka përcjell Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Andaj Kurani është Fjalë e Allahut. Meqë Kurani është Fjalë e Allahut dhe që Allahu ka folur përmes tij, ai është Cilësi e Allahut. Cilësitë e Allahut nuk janë të krijuara, nuk janë krijesa. Ai është Cilësi Allahut siç është të Dëgjuarit e të Shikuarit, që nuk ndahen prej Allahut.

✏️Cilësitë e Allahut kategorizohen në shumë grupe. Prej tyre ka që janë Cilësi të Qenies së Allahut, që gjithnjë janë me Qenien e Tij, si: të Shikuarit, të Dëgjuarit, Dija e Tij, Fytyra, Dora.

?Dhe ka cilësi me të cilat vepron Allahu sipas Dëshirës dhe Vullnetit të Tij, e që nuk do të thotë se janë gjithnjë me Qenien e Tij, si: Zemërimi (Ai nuk është gjithmonë i Zemëruar), mirëpo Ai zemërohet kur vijnë shkaqet e zemërimit (si: kur njerëzit i bëjnë kufër, shirk, mëkat).

?Mirëpo, ka prej Cilësive që i përkasin të dy këtyre kategorive, që janë edhe Cilësi të Qenies së Allahut dhe Cilësi veprore. Prej tyre është të Folurit e Allahut. Allahu gjithmonë ka folur, pa fillim dhe pa mbarim, mirëpo të Folurit e Tij është dhe Cilësi veprore, Ai fol kur të Dëshirojë, sipas Dëshirës dhe Vullnetit të Tij.

?Xhehmitë (një sekt) kanë thënë: “Kurani nuk është Fjalë e Allahut. Allahu nuk ka folur përmes tij. Ai nuk e ka Cilësi të Folurin. Mirëpo, Ai e ka krijuar atë dhe Xhibrili e ka marrë atë (Kuranin, si krijesë) dhe ia ka përcjell Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.” Ai që thotë se Kurani është i krijuar ka bërë kufër.

✒️Kjo është akideja e ehli sunetit: Kurani është Fjalë e Allahut, nuk është i krijuar, prej Tij ka filluar dhe tek Ai do të kthehet.

?Ka grupacione të tjera që e thonë këtë përkufizim të Ehli sunetit, mirëpo kur thonë “Fjalë e Allahut” ata japin kuptim tjetër. Ata thonë: “Kurani është Fjalë e Allahut, mirëpo është i Folur i brendshëm dhe Xhibrili e ka pasqyruar këtë të folur që është brenda Allahut.” Një grupacion tjetër thotë: “Xhibrili i ka treguar Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem se çfarë ka pasur për qëllim Allahu me të folurit e Tij të brendshëm.

?Qëllimi i Mutezilive, Xhehmive dhe i këtyre, ka qenë mohimi ndaj të Folurit të Allahut me Fjalë të cilat dëgjohen.
Kurani është i Folur i Allahut. Të Folurit e Allahut është zë që dëgjohet. Ai flet me zë që dëgjohet. Argumentet për këtë janë të shumta, në Kuran e sunet.

?Prej argumenteve nga suneti është hadithi ku tregohet se Kur Allahu i ringjall krijesat e Tij thotë: “Unë Jam Sunduesi, Mbreti. Ku janë tiranët, arrogantët, diktatorët?” Dhe pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë se të gjithë e dëgjojnë njëjtë Fjalën e Tij, si ai që është afër si ai që është larg. Kjo tregon për përsosmërinë e Cilësive të Allahut. Ndërsa të folurit tonë është i mangët, ai që është afër e dëgjon atë (të folurit tonë) e ai që është larg nuk e dëgjon.

✏️Po ashtu, Fjalët e Allahut shkruhen me shkronja. Kjo është prej besimit të ehli sunetit. Fjalët që janë të shkruara në mus’haf janë Fjalët e Allahut. Nuk lejohet të besohen se janë të krijuara.

?Ajo që është e krijuar është letra e ngjyra. Kur ne e lexojmë Kuranin, ajo që dëgjohet e shqiptohet është Fjalë e Allahut. Zëri ynë me të cilën e lexojmë Fjalën e Allahut është i krijuar, mirëpo Fjalët që i dëgjojmë (gjatë leximit të Kuranit) janë Fjalë të Allahut.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva