Çfarë niveli të adhurimeve bënin sahabijet?

 

Femrat dhe meshkujt e gjeneratave të para nuk kanë dalluar (ndërmjet vete) sa i përket adhurimeve. Ato kanë qenë adhuruese të mëdha të Allahut.

Edhe gratë e sotme, edhe ato të atëhershme, kanë disa obligime të tjera, që në shikim të parë duket se i pengojnë prej adhurimeve, shembull: kujdesi ndaj fëmijëve, ndaj shtëpisë, përgatitja e ushqimeve etj. Realisht këto nuk janë adete. Kur gruaja i bën me nijet të mirë, si adhurim ndaj Allahut, për hir të Tij, si respekt ndaj burrit e shtëpisë së tij dhe si kujdes ndaj fëmijëve, e jo pse është traditë, apo për sy të njerëzve, janë adhurime dhe për këtë do të ketë shpërblime tek Allahu. Andaj, ajo në këtë aspekt ka shpërblim më të shumtë sesa burri.

Pastaj, gruaja duke bërë punë të shtëpisë mund të bëjë dhikër (ta përmendë Allahun). Kështu arrin dy shpërblime. Mund të recitojë Kuran (përmendësh), të dëgjojë ndonjë ligjëratë fetare etj. Ajo mund të bashkojë mes adhurimeve të ndryshme dhe të arrijë shpërblime të dyfishta.

Edhe burrat kanë shpërblim që dalin të punojnë dhe fitojnë për familjet e tyre. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Për çdo kafshatë që e vendos në gojën e familjes (gruas dhe fëmijëve), të shkruhet sadaka.” Ata (burrat) janë bërë shkak që t’ua sjellin atë ushqim në shtëpi.

Andaj, gratë nuk kanë dalluar nga burrat atëherë, sa i përket adhurimeve në origjinë. Ato kanë lexuar Kuran, kanë falur namaz vullnetar, kanë bërë dhikër, sikurse burrat. Mirëpo, secili, si burri dhe gruaja, pastaj dallojnë sa i përket adhurimeve të tjera.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva