Cilësia e trembëdhjetë: Ta respektojë burrin e saj
Cilësi tjetër është respektimi ndaj burrit dhe njohja e së drejtës dhe pozitës që ia ka dhënë Allahu atij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk lejoj që askush t’i bëjë sexhde dikujt tjetër. Sikur të urdhëroja dikë t’i bie në sexhde dikujt, atëherë do të urdhëroja gruan që t’i bie në sexhde burrit të saj.” Tebaraniu.
Cilësia e katërmbëdhjetë: Të mbajë drejtësi mes fëmijëve
Cilësi tjetër është që nëse Allahu e begaton një grua me fëmijë, atëherë duhet të mbajë drejtësi mes fëmijëve të saj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Tregohuni të drejtë në raport me fëmijët tuaj!” Këtë e ka përmendur tri herë. Dijetarët kanë thënë që duhet treguar të drejtë qoftë dhe në puthje, nëse e puth njërin dy herë, duhet edhe tjetrin njëjtë. E të mos flasim në gjëra të tjera. Gjithmonë duhet përmbajtur drejtësisë ndaj fëmijëve.
Hoxhë Lulzim Perçuku – 📼 Dersi “Cilësitë e bashkëshortës së mirë”.