Cilësitë e bashkëshortës së mirë (4)

Cilësia e katërt:

Të mos gjejë qetësi duke qenë burri i saj i hidhëruar me të

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “A doni t’ju tregoj për gratë tuaja në xhenet?* Çdo grua e dashur dhe që lind shumë; kur ajo zemërohet, apo burri saj sillet keq ndaj saj, apo ai zemërohet me të, ajo i thotë: “Kjo është dora ime, mbi dorën tënde (e vendosë mbi dorën e tij), nuk do të vë gjumë në syrin tim (nuk do të qetësohem e rehatohem) tërë natën derisa ti të jesh i kënaqur me mua”, derisa të më falësh (kur ajo e ka fajin) apo derisa të qetësohesh e të të largohet hidhërimi e zemërimi. Fatkeqësisht sot ka gra të cilat nuk i kushtojnë rëndësi kësaj gjëje, nuk e kanë problem pse flenë një natë, dy netë, një javë e ndoshta dhe një muaj, duke qenë burrat e tyre të hidhëruar me to.

*Para se Pejgambberi salAllahu alejhi ue selem të përmendë cilësitë e tyre, do të tregojë se ajo bashkëshorte që ka këto cilësi të virtytshme (e ka kaluar tërë jetën me to) do të jetë prej atyre që e meritojnë hyrjen në xhenet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Dersi “Cilësitë e bashkëshortës së mirë”.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit