Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Cilësitë e bashkëshortës së mirë (7-8)

photo_2019-07-09_17-46-47

 

Cilësia e shtatë: Të jetë e bindur
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Gratë më të mira tuajat janë ato që janë të dashura, që lindin shumë, që janë të bindura…” “الْمُوَاتِيَة – el muweetijeh” ka kuptim më të gjerë (ndonëse e përkthyem “të bindura”). Domethënia: është ajo grua e cila nuk është as e ashpër e as e vrazhdë, nuk është e ashpër në fjalët e saj e as në zemrën e saj, është grua që u bindet, i dëgjon dhe u përgjigjet urdhrave të bashkëshortit, nuk tregon mendjemadhësi e kryelartësi, nuk e kundërshton burrin e saj, nuk largohet prej tij, nuk ka zemër të ngurtë, por zemra e saj është plotë mëshirë e dashuri ndaj burrit të saj.

 

Cilësia e tetë: Të jetë ngushëlluese

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Gratë më të mira tuajat janë ato që janë të dashura, që lindin shumë, që janë të bindura, që janë ngushëlluese ( الْمُوَاسِيَة).” Është ajo e cila e ngushëllon burrin e saj, gjithmonë i gjendet pranë, sa herë që ai ka ndonjë problem apo shqetësim mundohet ta ngushëllojë, e ndihmon në punë të mira që të jetë adhurues më i madh i Allahut e që të arrijë lumturinë e shpëtimin në të dy botët. Të gjitha këto cilësi që u përmenden (cilësia e pestë, e gjashtë, e shtatë dhe e tetë) Pejgamberi salAllahu aleljhi ue selem i kushtëzon me fjalën vijuese “إِذَا اتَّقَيْنَ اللَّهَ – nëse ato kanë frikë Allahun”. Pra, këto cilësi i bëjnë dobi gruas nëse ajo ka frikë Allahun. Nëse të gjitha këtyre cilësive u përmbahet për ndonjë interes a dobi të kësaj bote, atëherë ajo nuk llogaritet se e ka frikë Allahun dhe nuk përfiton shumë prej këtyre cilësive. Por, nëse stoliset me to dhe i zbaton që të arrijë Kënaqësinë, shpërblimin dhe dashurinë e Allahut, duke e pasur frikë Atë, atëherë ato i bëjnë dobi në të dy botët.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Dersi “Cilësitë e bashkëshortës së mirë”.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva