Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes, a bëhet me zë apo pa zë?

? Përgjigjje: Dhikri i sabahut dhe i mbrëmjes bëhet me zë aq sa e dëgjon veten, jo me zë të lartë. Hadithet në të cilat tregohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka bërë dhikër me zë, ka qenë për qëllim që ai t’ua mësojë sahabëve apo familjes së tij se çfarë të thonë në sabah apo mbrëmje.