Nëse njeriu teshtinë më shumë se tri herë, çfarë i thuhet?

Përgjigjje: Dijetarët thonë se nëse personi teshtinë tri herë, atëherë i thuhet “Allahu të shëroftë!”

? Mirëpo, kjo është nëse ai teshtinë tri herë me ndërprerje. Ka raste kur njeriu teshtinë tri, apo katër, apo pesë, apo shtatë herë, apo më shumë, brenda një here pa ndërprerë, kjo llogaritet një teshtimë. E nëse teshtinë (qoftë një teshtimë apo tri) dhe i ndërpritet, pastaj thotë “Elhamdulilah”, atëherë i thuhet “Jerhamukellah”.
Nëse ndodh përsëri të teshtijë, veprohet njëjtë.

? E pasi teshtinë herën e tretë, edhe pse thotë “Elhamdulilah”, nuk është obligim t’i thuhet “jerhamukellah”, mirëpo i thuhet “ShefakAllah (Allahu të shëroftë, sepse qenke ftohur)!”