Pse është mëkat të festohet ditëlindja?

Pse është mëkat të festohet ditëlindja?

Festimi i ditëlindjes është mëkat sepse në Islam janë veç dy festa. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka caktuar ato. Ai thotë se Allahu, të gjitha festat ua ka zëvendësuar në dy festa, që janë: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Çdo festë tjetër jashtë këtyre të dyjave është e ndaluar në Islam dhe është prej bidateve në fe. E festimi i ditëlindjes është prej bidateve të shpikura. Nuk lejohet të festohet ditëlindja. Gjithashtu, ajo është imitim i jobesimtarëve. Ajo që njihet nga historia e kësaj feste, është se atë e kanë festuar popujt idhujtar. Ka qenë gjithmonë traditë tek ta festimi i përvjetorëve të ngjarjeve, apo ditëlindjeve, apo i ditës së pranverës, verës, dimrit etj. Këto kanë ekzistuar gjithmonë te paganët, sidomos në Evropë. Andaj, nuk lejohet imitimi ndaj tyre. Pastaj, siç kanë thënë dijetarët: “Si mundet që myslimani ta festojë ditëlindjen, kur një vit më shumë i është afruar vdekjes, duke lënë pas një vit të stërmbushur me mëkate, për të cilat nuk e di a ia ka falur Allahu apo jo?! Si ka mundësi që ai t’i gëzohet kësaj?!” Përkundrazi, duhet të mërzitet. Përveç kësaj, gjatë festimit të ditëlindjeve ka të tjera mëkate, si: mendimi i një dëshire, fryrja e qirinjve për t’u plotësuar një dëshirë, që janë besime të kota. Ndoshta dikush fillimisht nuk i vepron, mirëpo nëse hapet dera e festimit të ditëlindjes, atëherë të gjitha ato veprime/besime të kota që i bëjnë jobesimtarët të këtë raste, do të depërtojnë duke u vepruar. Andaj duhet të mbyllet dera e këtyre gjërave.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit