Si është gjykimi t’i thuhet dikujt “shejtan”, qoftë fëmijës apo të rriturit?

Përgjigjje: Nëse personi është mysliman dhe pasues i sunetit, nuk lejohet t’i thuhet shejtan. Madje nuk lejohet t’i thuhen as fjalë të tjera, si: gomar, kali etj. Kanë thënë disa nga dijetarët se Allahu në Ditën e Gjykimit, personin i cili ka përdorë fyerje të tilla, do ta pyesë: “A e kam krijuar atë në formën siç e quan ti (si: gomar etj.)?” Prej sëmundjes së gjuhës është kur njeriu flet fjalë nënçmuese, fyese dhe të ulëta ndaj të tjerëve.

? Mirëpo, nëse personi e lufton fenë e Allahut apo sunetin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem duke qenë prej kokave të bidatxhinjëve, që sjell bidate dhe e kundërshton sunetin, atëherë nuk ka të keqe t’i thuhet shejtan, sepse Allahu ashtu e ka quajtur dhe ka treguar se ka shejtan që janë prej njerëzve dhe prej xhindëve. Ai ka thënë: “Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq shejtanët nga njerëzit dhe xhindët…” Enam, 112. Allahu, madje së pari në këtë ajet përmend shejtanët prej njerëzve.