6. KËSHILLA TË DOBISHME

Fotoja

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përmendja e Allahut është shërim dhe ilaç për zemrën, ndërsa shkujdesja është sëmundja e saj. Pra, shërimi dhe ilaçi i zemrave të sëmura është te përmendja e Allahut të Lartësuar.” El-Uabil Es-Sajjib, 71.

  • Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Le të jetë shok i yti ai i cili ta heqë lakminë nga kjo botë dhe të nxitë drejt botës tjetër. Ki kujdes dhe mos u shoqëro me pasuesit e dunjasë, të cilët flasin vetëm rreth saj, sepse ata ta prishin fenë dhe zemrën tënde. Përkujtoje shpesh vdekjen! Shpeshtoje kërkimin e faljes për mëkatet e kaluara dhe lute Allahun të të ruajë në jetën që të ka mbetur! O vëllai im, cilësohu me edukatë dhe moral të mirë!” Lemm Ed-Durr El-Menthur.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur njeriu e hedh veten në sprovë, Allahu e lë nën përkujdesje të vetes. Mirëpo, kush i zbaton urdhrat e Allahut, e pastaj i shfaqet sprova pa dëshirën e tij, atëherë Allahu e ndihmon ndaj saj.” Ez-Zuhdu uel-Uere’u uel-I’badeh.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Vërtet se në zemër ka ngurtësim të cilin nuk e shkrinë asgjë tjetër, përveç përmendjes së Allahut të Lartësuar. Andaj, njeriu duhet ta kurojë ngurtësinë e zemrës së tij me përmendje të Allahut.” El-Uabil Es-Sajjib, 71.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur Allahu ua do të mirën anëtarëve të një shtëpie, fut tek ta butësinë.” Es-Sahiha, 1219 dhe Sahih El-Xhami’, 303.

  • Salih ibn Xhenah Ed-Dimeshkij (Allahu e mëshiroftë) e porositi djalin e tij: “O djali im! Nëse pas përfundimit të ditës dhe të natës të kanë shpëtuar feja, trupi, pasuria dhe familja, atëherë shpeshtoje falënderimin e Allahut të Lartësuar, sepse sa e sa njerëz në atë ditë kanë mbetur pa fe, sa e sa njerëz kanë mbetur pa pronë, sa e sa njerëzve i është hequr mbulesa e Allahut, sa e sa njerëzve i është thyer kurrizi, ndërkohë që ti ishe në mirëqenie.” Sijer A’lam En-Nubela’, 3/222.

  • Dijetari i madh ibn Si’dij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Besimi lë ëmbëlsi në zemër, gjë që kur njeriu e gjen, e bën t’i harrojë të gjitha gjërat e dashura të kësaj jete dhe interesat personale.” Et-Teudih ue El-Bejan, 56.

  • Imam Feuzani (Allahu e ruajttë) thotë: “Nuk merren në konsideratë veprat e shumta dhe as lotët e shumtë, por ajo çfarë merret në konsideratë është rruga në të cilën është njeriu.” Sherh Fadli El-Islam, 13.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur njeriu thotë: “Falënderimet e shumta qofshin për Allahun!”, Allahu i Lartësuar thotë: “Shkruani mëshirë të shumtë (Timen) për robin Tim.” Sahih Et-Tergib, 1578.

  • Imam El-Euza’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Në mesin e njerëzve ka të atillë që i dëshirojnë lëvdatat e të tjerëve për ta, mirëpo tek Allahu nuk kanë vlerë as sa krahu i mushkonjës.” El-Hilje, 8/255.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtet që njeriut i rritet grada në Xhenet, e ai thotë: “O Zoti im! Prej nga më erdhi kjo?” “Nga kërkimi i faljes që fëmija yt e bëri për ty” – i thuhet atij.” Es-Sahiha, 1598.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Përmendja e Allahut është dritë për njeriun në këtë jetë, dritë për të në varr dhe dritë për të në botën tjetër, që i shkëlqen përpara në urën e Siratit.” El-Uabil Es-Sajjib, 50.

  • Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dynjaja është vend i punës, ndërkaq jeta tjetër është vend i shpërblimit. Andaj, kush nuk punon këtu, do të pendohet atje.” Ez-Zuhd, i imam Bejhekiut, 282.

  • Imam Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk di ketë ndonjë adhurim më të mirë sesa t’ua mësosh njerëzve dijen fetare.” Xhami’u Bejan El-‘Ilmi, 1/211.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Problemi është se disa njerëz tregohen të pakujdesshëm ndaj amanetit me të cilin janë ngarkuar dhe nuk e kanë dert se a i falën fëmijët apo jo, a janë të mirë apo të këqij, a janë në rrugë të drejtë apo të devijuar. Pastaj në pleqëri ndëshkohen nëpërmjet sjelljes së keqe të fëmijëve ndaj tyre, ngaqë nuk e kishin frikë Allahun lidhur me ta, andaj, tani, as ata nuk e kanë frikë Atë lidhur me prindërit e tyre.” Nurun A’la Ed-Derb, 375.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “E tërë fuqia është në mbështetjen tek Allahu. Ashtu siç thoshin disa prej gjeneratave të para të muslimanëve: “Kush dëshiron të bëhet njeriu më i fuqishëm, le t’i mbështetet tek Allahu.” Zad El-Me’ad, 2/364.

  • Imam ibn El-Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Do t’ju tregoj për veten time: unë kurrë nuk ngopem nga leximi i librave. Kur të shoh ndonjë libër që nuk e kam parë ndonjëherë, më duket sikur kam gjetur një thesar. Sikur të thosha se i kam lexuar njëzetmijë vëllime, prapëseprapë numri do të ishte më i madh. Mirëpo, unë ende jam duke kërkuar dije.” Sajd El-Hatir, 440.

  • Katade (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Pasha Allahun! Nuk e harron e dikush përmendjen e Allahut, veçse do të bëhet njeri i pavlerë dhe i prishur.” Igathetu El-Lehfan, 2/984.

  • Nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “Besimtari është pasqyrë për vëllanë e tij. Andaj, kur sheh në të ndonjë të metë, e përmirëson.”  El-Edeb El-Mufred, 238.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Çdo rrugë të cilën nuk e shoqëron argumenti nga Kurani dhe Suneti, është rrugë e xhehenemit dhe e shejtanit të mallkuar.” Medarixh Es-Salikin, 2/439.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Mbajtja e lidhjeve farefisnore e shton jetën dhe dhënia e lëmoshës fshehtazi e shuan zemërimin e Zotit.” Sahih El-Xhami’, 3766 dhe Es-Sahiha, 1908.

  • Ibrahim ibn Sufjan (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur frika ndaj Allahut zë vend në zemër, i djeg vendndodhjet e epsheve në të dhe e përzë dynjanë prej saj.” Medarixh Es-Salikin, 1/513.

  • Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) thotë: “Përmendja e Allahut e mbin besimin në zemër ashtu siç e mbin uji bimën. Ndërsa, muzika e mbin dyfytyrësinë në zemër ashtu siç e bën mbin uji bimën.” Mexhmu’u El-Fetaua, 11/216.

  • Imam ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej moraleve madhështore të njerëzve të devotshëm janë: falja e namazit të natës, kërkimi i faljes në kohën e syfyrit (pjesën e fundit të natës) dhe dhënia e lëmoshës ndaj lypësit dhe nevojtarit.” El-Fetaua, 7/170.

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.” Esh-Shu’ara’, 61-62. Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kështu është bindja e Profetëve gjatë situatave të rënda e të vështira.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/338.

  • Imam ibn Si’dij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur Allahu është i kënaqur me njeriun, ia pranon veprat e pakta dhe ia shumëfishon ato. Po ashtu ia fal mëkatet e shumta dhe ia shlyen ato.” Tejsir El-Letif El-Mennan, 48.

  • Muavije (radijAllahu anhu) thotë: “Të gjithë njerëzit mund t’i kënaq përveç atij që më ka zili për shkak të ndonjë begatie, sepse atë nuk e kënaq gjë tjetër përveçse largimi i saj (begatisë).” El-Bidaje ue En-Nihaje, 11/447.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Disa nga gjeneratat e para të muslimanëve thoshin: “Sa e shëmtuar është shkujdesja ndaj përmendjes së Atij (Allahut), i Cili asnjëherë nuk është i shkujdesur ndaj përmendjes tënde.” El-Uabil Es-Sajjib, 72.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Luteni Allahun duke qenë të bindur se do t’ju përgjigjet! Dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes që vjen nga një zemër e shkujdesur dhe e hutuar!” Sahih El-Xhami’, 245.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Çdokush që i atribuohet Islamit, qoftë me fjalë apo me vepër, e ka për detyrë t’i pasojë shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe t’i marrë ata si shembull.” Xhami’u El-Mesail, 7/193.

  • Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Allahu e mëshiroftë atë njeri që e flet të vërtetën, që ecë gjurmëve të të parëve, që kapet për Sunetin dhe i merr shembull njerëzit e mirë.” Tabekat El-Hanabile, 1/36.

  • Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush dëshiron që Allahu t’i caktoj të mira, le të ketë mendim të mirë për njerëzit!” El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedh-dheb.

  • Imam Fudajl ibn Ijad (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e sheh vëllanë e tij në mëkat, pastaj i qesh në fytyrë, le ta dijë se e ka tradhtuar atë.” El-Muxhalese ue Xhevahiru El-I’lmi, 5/115.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Mbani lidhjet farefisnore qoftë edhe vetëm me selam!” Es-Sahiha, 4/378.

  • Dijetari i madh Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Mësoje veten në zbatim të Sunetit, sepse në të ka bereqet!” Sherh Igathetu El-Lehfan, 1/11.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kur shpinën e rëndojnë mëkatet, zemra s’mund të shtegtoj drejt Allahut dhe gjymtyrët s’mund të ngrihen për kryerjen e bindjeve ndaj Tij.” Beda’iu Et-Tefsir, 3/332.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Braktisja e suneteve në formë të vazhdueshme është poshtërim. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) u pyet për një njeri që vazhdimisht nuk e fal vitrin dhe tha: “Ai është njeri i keq.” Der’u Et-Te’arud, 4/133.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva