A dihet saktë se kur është nata e Kadrit në Ramazan?

A dihet saktë se kur është nata e Kadrit në Ramazan?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Jo, nuk dihet saktë kur është nata e Kadrit. Allahu nga Mëshira e Tij e ka lënë të fshehur Natën e Kadrit, në mënyrë që njerëzit të punojnë më shumë vepra të mira, duke e kërkuar atë.

Mirëpo, deri diku dihet se në cilën natë mund të jetë ajo. Në një hadith thuhet se është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, në një tjetër thuhet në netët teke të Ramazanit. Andaj ti duhet të angazhohesh në shtimin e adhurimeve në natën 21, 23, 25, 27 dhe 29 të muajit të Ramazanit. Më së miri është angazhimi në të gjitha dhjetë netët e fundit, e jo vetëm në netët teke, sepse kështu ka qenë tradita e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.

Dijetarët kanë thënë se dita e Kadrit nuk dallon nga nata e saj, duhet shtuar angazhimet në adhurime edhe në ditën e saj, ngase disa njerëz bëjnë adhurim shumë në natën e Kadrit, ndërsa në ditën e saj jo, ndodh të flenë, e disave dhe mund t’u ik edhe namazi farz.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit