A do të ekzistojë xhehenemi përgjithmonë?

A do të ekzistojë xhehenemi përgjithmonë?

Xeheneti dhe xhehenemi do të ekzistojnë përgjithmonë. Fjala e dijetarëve që kanë thënë se xhehenemi pas një kohe do të shuhet, është keqkuptuar. Ata nuk e kanë pasur fjalën për xhehenemin si xhehenem në përgjithësi, por kanë thënë “xhehenemi i mëkatarëve”, i atyre myslimanëve që dënohen në zjarrin e xhehenemit, pastaj Allahu i nxjerr nga aty dhe i fut në xhenet.

Prej akides së ehli sunnetit është të besohet se një pjesë e besimtarëve gjithsesi do të dënohen në zjarrin e xhehenemit për shkak të mëkateve të mëdha që i kanë vepruar dhe nuk janë penduar. Ka prej dijetarëve që thonë se ky zjarr i xhehenemit, pasi besimtarët të dalin nga aty, nuk ka dobi që të ekzistojë më, andaj shuhet.

Mirëpo, dijetarët e tjerë nuk e pranojnë këtë sepse argumentet janë të përgjithshme se zjarri i xhehenemit do të jetë i përhershëm. Ndaj, ne nuk e çojmë ndërmend se a ka dobi të ekzistojë më pas apo jo, por ecim sipas teksteve të Kuranit e sunetit. Ajetet kuranore kanë ardhur se xhehenemi do të jetë përherë dhe ne besojmë se do të jetë përherë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.