A duhet të dërgojë xhemati salavate kur imami gjatë hytbes e përmend Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem?

A duhet të dërgojë xhemati salavate kur imami gjatë hytbes e përmend Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem?

Në këtë çështje ka mospajtime mes dijetarëve. Disa e lejojnë e disa e ndalojnë. Mirëpo, unë e mbështes mendimin se lejohet, sepse hadithi që ka ardhur për të mos folur në hytben e xhumasë është që të mos flasë xhemati mes vete. Andaj, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se nëse ndonjëri i thotë tjetrit “hesht”, e ka humbur shpërblimin e xhumasë. Disa dijetarë thonë që t’i bëhet me shenjë për të mos folur, sepse kjo formë nuk llogaritet i folur, edhe pse ka dijetarë që thotë se nuk lejohet sepse edhe kjo llogaritet i folur, mirëpo Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka bërë kufizim në fjalë kur ka thënë të mos i thuhet tjetrit “hesht”, e kur njeriu flet atëherë i humbet shpërblimi. Por, nëse është mes imamit dhe xhematit lejohet, mirëpo e thua salavatin pa zë, në heshtje, duke mos i penguar të tjerët.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit