A është e vërtetë se Nata e Kadrit mund të jetë para 10 netëve të fundit të Ramazanit?

A është e vërtetë se Nata e Kadrit mund të jetë para 10 netëve të fundit të Ramazanit?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Në bazë të haditheve kjo nuk është e vërtetë, mirëpo ka mendime të dijetarëve që thonë se nata e Kadrit është para dhjetë netëshit të fundit, madje disa dijetarë thonë se është në natën e parë të Ramazanit dhe disa kanë thënë mendime të ndryshme.

Por hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem janë të qarta, ai ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netëshin e fundit të Ramazanit.”  Dhe para hadithit të tij salAllahu alejhi ue selem nuk del fjala e asnjë dijetari.

In shaa Allah ajo është në njërën prej netëve teke të fundit të Ramazanit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit