A ka sunet para namazit të xhumasë?

Mes ezanit të parë dhe të dytë në ditën e xhumah lejohet të falesh namaz vullnetar (nafile) nëse do. Mirëpo, jo të falesh me nijetin e namazit sunet para namazit të xhumasë, sepse para xhumasë nuk ka sunet.
Shejkh Albani rahimehullah ka thënë se të gjitha hadithet që tregojnë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka fal namaz sunet para namazit të xhumasë janë secili më të dobët se njëri-tjetri.
Si namaz vullnetar lejohet të falesh sa të duash, mirëpo jo të falesh me nijetin e namazit sunet para xhumasë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit