A lejohet ngrënia e bukës duke qenë këmbëkryq?

Përgjigjje: Kjo çështje kthehet te çështja e ngrënies duke qenë mbështetur. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë nuk ha mbështetur”. Dijetarët këtu kanë përfituar se besimtari nuk duhet të hajë mbështetur. E disa dijetarë, te ngrënia mbështetur e fusin edhe ngrënien duke qenë këmbëkryq, ngase kjo pozitë llogaritet sikur njeriu është mbështetur dhe se nuk bën të hahet duke qenë i ulur këmbëkryq. Mirëpo, disa dijetarë nuk e pranojnë këtë. Allahu e di më së miri.

? Fjala “i mbështetur” që ka ardhur në arabisht nënkupton mbështetjen në njërën dorë (të djathtën), siç kanë vepruar mbretërit dikur prej mendjemadhësisë që kanë pasur dhe kanë ngrënë në këtë pozitë.

? Kanë treguar për Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem se kur ka ngrënë, ka ngrënë sikur një udhëtar ose si dikush i cili shpejton ta kryejë një punë, do të thotë nuk ka qëndruar gjatë.

✔️ Unë nuk jam i mendimit se ulja këmbëkryq llogaritet mbështetje dhe se nuk lejohet ngrënia në këtë formë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit