A lejohet të fal namaz me kanatjere (bluzë pa krahë)?

157625c7-23cc-4b92-be3b-5fd383f4558c

Pyetje: A lejohet të fal namaz me kanatjere (bluzë pa krahë)?

Përgjigje: Në këtë pikë ka mospajtime mes dijetarëve. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos të falet askush prej jush veçse të ketë të veshur diçka mbi supet e tij”, (atik) që është pjesa prej qafës deri ku bashkohet krahu me trupin.

Së pari dijetarët kanë mospajtime se kjo gjë (mbulimi i kësaj pjese) është vetëm e preferuar apo obligative. Dhe për këtë janë tri mendime:

-është kusht mbulimi i kësaj pjese, duke e llogaritur si avret, nëse nuk mbulohet nuk pranohet namazi, njëjtë sikurse pjesa e poshtme, duke u bazuar në hadithin e sipërpërmendur.

-është veç e preferuar;

-është obligim, ky dhe është mendimi që e përkrahi më shumë. Nëse kjo pjesë nuk mbulohet, personi ka bërë mëkat, ndërsa namazi i pranohet.

Vjen çështja tjerët se çfarë llogaritet mbulim. Disa dijetarë kanë mendimin (këtë e përmendin hanbelitë), se nëse personi e vendos veç një litar në supe, pranohet namazi. Në bazë të këtij mendimi, do të thotë se lejohet falja me kanatjere.

Allahu e di më mirë, mirëpo qëllimi është mbulimi i të gjithë supit, siç është dhe mendimi tjetër i dijetarëve. Edhe nëse është vapë dhe nxehtë, nuk bën të falesh me këto bluza, por duhet mbuluar i gjithë supi, ose pjesa më e madhe e supit.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva