A lejohet të them “Mallkuar dita në të cilën i bëra mëkat Allahut!”?

A lejohet të them “Mallkuar dita në të cilën i bëra mëkat Allahut!”?

Allahu e ka ndaluar mallkimin e kohës dhe të ditës. Allahu thotë: “I biri i Ademit më ofendon Mua ndërsa Unë jam koha. Unë e rrotulloj ditën dhe natën.” Arsyeja se pse Allahu ka thënë kështu është sepse idhujtarët e Mekës ashtu kanë vepruar. Fatkeqësitë, belat e vështirësitë që u kanë ndodhur, ia kanë atribuuar kohës dhe e kanë sharë atë. Sipas tyre, ishte koha ajo që ka ndikuar në këto fatkeqësi dhe e kanë sharë atë. Myslimani nuk lejohet ta shajë kohën edhe nëse në të i ka bërë mëkat Allahut. Mos e mallko dhe mos e ofendo kohën. Kjo nuk lejohet. Kur besimtari i bën mëkat Allahut, mjafton të pendohet tek Ai, e jo të thotë: “Mallkuar qoftë dita kur i bëra Allahut mëkat!” Sharja dhe mallkimi i ditës është prej mallkimit dhe sharjes ndaj kohës.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit