Agjërimi dhe disa çështje të akides (5)

» Kërkimi i gjurmëve të besimit tek agjërimi

Agjërimi patjetër që lë gjurmë në zemër dhe në gjymtyrët e agjëruesve. Andaj, duhet t’i kërkojnë ato (gjurmët).

Agjërimi për të cilin njeriu ka nevojë të mundohet shumë është agjërimi i gjymtyrëve, pra përmbajtja e tyre nga rënia në mëkate (duke filluar prej gjuhës, shikimit etj.). Kjo është devotshmëria dhe rezultati i agjërimit për të cilin duhet të hulumtojmë në veten tonë (se a po e lë agjërimi këtë gjurmë/rezultat te ne apo jo?). Allahu thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat (të jeni të devotshëm).” Bekare 183.

Këtë gjurmë duhet të lërë agjërimi tek ne.

Kjo është dobia që e përfitojmë prej agjërimit.

Përndryshe, Allahu është i vetëmjaftueshëm, nuk ka nevojë për neve dhe për agjërimin tonë.

Agjërimi është një test për neve. Prej këtij testi disa dalin fitues e disa humbës.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit