Bartja e unazës apo rrethit të fejesës/martesës

Komisioni i përhershëm për hulumtime akademike dhe fetua

Pyetja: Cili është vendimi për unazën apo rrethin e martesës të cilën e bartin si burri ashtu edhe gruaja; në rrethin të cilin e bartë burri shkruhet emri i gruas, kurse në rrethin të cilin e bartë gruaja shkruhet emri i burrit, së bashku me datën e fejesës. A është kjo bidat (risi) apo ka bazë në fenë Islame? Si dhe, a argumentohet me fjalët e të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), drejtuar njërit nga shokët e tij: “Kërkoje (për atë grua) qoftë edhe një unazë të hekurit”, se është e lejuar bartja e rrethit të martesës?

Përgjigje: Së pari: Bartja e unazës së fejesës/martesës sipas përshkrimit që përmendët, nga ana e të fejuarve/martuarve, nuk ka bazë në fenë Islame, për me tepër ajo është bidat (risi) përmes së cilit injorantët e myslimanëve dhe besim-dobëtit i pasojnë jobesimtarët në adetet/zakonet e tyre. Kjo është e ndaluar, sepse në të ka imitim të jobesimtarëve, kurse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka tërhequr vërejtjen nga kjo.

Së dyti: Në fjalët e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) drejtuar njërit nga shokët e tij: “Kërkoje (për atë grua) qoftë edhe një unazë të hekurit”, nuk ka argument për ligjësimin e kësaj, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e kërkoi këtë nga ai, që ajo (unazë) të jetë mehër (dhuratë martesore) për atë që dëshiron ta martojë atë grua.

Vetëm Allahu e jep suksesin. Saleuatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen e shokët e tij.

Pyetja e nëntë e fetua-së me nr. 4127. Vëllimi:19, faqe: 147.

Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Nënkryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah bin Gudejan.
Anëtar: Abdullah bin Kuud.

Përktheu: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit