Çfarë shpërblimi ka tek Allahu gruaja shtatzënë për dhimbjet e vështirësitë që ka?

9af0c70a-8ec4-4232-98a4-07519022e3d0

Çfarë shpërblimi ka tek Allahu gruaja shtatzënë për dhimbjet e vështirësitë që ka?

Nuk di që ka ardhur argument nga Kurani dhe suneti profetik i cili tregon se çfarë shpërblimi ka gruaja shtatzënë. Mirëpo, pa dyshim se ajo ka shpërblime të mëdha ngase Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar: “Nëse myslimanit i hyn qoftë dhe gjemba në këmbë, Allahu për këtë ia fshin mëkatet.” Sa më e madhe është sprova, dhimbja e lodhja, shpërblimi është më i madh tek Allahu.

E Kur Allahu i fshin mëkatet e njeriut përmes sprovave dhe nuk i mbetet mëkat, atëherë ngritët në shkallë të xhenetit. Mirëpo, me një kusht: të durojë.

E nëse tregohet i durueshëm në sprova ka dy shpërblime:

  1. Shpërblimin e durimit. Ne nuk e dimë se çfarë shpërblimi të madh ka përgatitur Allahu ngase Vetë Ai nuk e ka kufizuar atë. Allahu thotë: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa llogari.” Zumer, 10. Qëllimi “pa llogari” është se nuk dihet sa është, veç Allahu e di.
  2. Fshirjen e gjynaheve.

Ka ardhur në hadith se shpërblimi i njeriut është në varësi të madhësisë së sprovës. Sa më e madhe sprova, shpërblimi është më i madh tek Allahu. Prandaj, edhe gratë me dhimbje, lodhje e vështirësi gjatë shtatzënisë, nëse tregohen të durueshme,  do të kenë shpërblim të madh tek Allahu.

Plus këto vështirësi e dhimbje janë shkak i ardhjes së një krijese në jetë i cili në të ardhmen do ta adhurojë Allahun. Edhe këtu ka shpërblim. Ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem se kur vdes njeriu i ndërpriten veprat/shpërblimet, përveç në tri gjëra, prej tyre tha: “fëmija i mirë i cili lutet për të”, kuptohet nëse prindi e ka mësuar të lutet për të. Dijetarët thonë: Nëse prindi e ka mësuar dhe edukuar fëmijën në Islam, ia ka mësuar namazin, abdesin, leximin e Kuranit, bërjen e veprave të mira etj., sa herë që ai i vepron ato, shpërblimet i shkojnë prindit në varr (pasi vdes).

Te fëmija njeriu ka shpërblime të mëdha. Kur i mendon ato, do ta ketë më të lehtë edukimin e tyre dhe vështirësitë që has në këtë rrugë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva