𝗗𝗛𝗜𝗞𝗥𝗜 𝗣𝗔𝗦 𝗡𝗔𝗠𝗔𝗭𝗜𝗧 𝗙𝗔𝗥𝗭
Dhikri i parë
Transmetohet te Muslimi se kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e përfundonte namazin (farz) thoshte (gjithmonë) tri herë:
أَسْتَغْفِرُ اللَّه
“Kërkoj falje tek Allahu!”1
Pastaj thoshte:
اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ، وَمِنْكَ السَّلَامُ، تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ.
“O Allah, Ti je es Selam2 dhe prej Teje është selameti (mirëqenia, siguria).3 Ti je i Begatshëm (i Lartësuar),4 o Poseduesi i Madhështisë dhe i nderit.5
Sqarime:
1. Gjëja e parë që ligjësohet të thuhet menjëherë pas dhënies së selamit është: “Estagfirull-llah” tri herë. Qëllimi me këtë fjalë janë dy gjëra: mbulimi i gjynaheve, moszbulimi i tyre (në mesin e njerëzve) dhe mbrojtja prej pasojave të tyre.
2. Es Selam është një prej Emrave të bukur të Allahut, që do të thotë: Allahu është i pastër dhe larg nga çdo e metë e mangësi.
3. Selameti, mirëqenia, siguria, nuk arrihen përveç nëse Allahu t’i jep ato.
4. Allahu është Poseduesi i begative, Ai është i begatshëm në Qenien e Tij dhe në Cilësitë e Tij.
5. Ai i nderon miqtë e Tij besimtarë të devotshëm dhe i begaton në këtë jetë dhe tjetrën.
Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.