𝗗𝗛𝗜𝗞𝗥𝗜 𝗣𝗔𝗦 𝗡𝗔𝗠𝗔𝗭𝗜𝗧 𝗙𝗔𝗥𝗭
Dhikri i shtatë
Transmetohet te imam Ahmedi dhe Trimidhiu se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kushdo që thotë dhjetë herë pas (selamit të) namazit farz (pas namazit të sabahut dhe të akshamit):
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një e i Vetëm dhe nuk ka ortak. Atij i përket pushteti absolut dhe lavdërimi (falënderimi). Ai jep jetë dhe vdekje. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.”
duke mbajtur këmbën (gishtat) të kthyer kah Kibla1 dhe ende pa folur, atij do t’i shkruhen dhjetë sevape, do t’i fshihen dhjetë gjynahe,2 do të ngritët për dhjetë gradë, gjatë asaj dite do të jetë nën mbrojtjen e Allahut nga çdo e keqe3 dhe nga shejtani4 dhe gjatë asaj dite nuk do ta dëmtojë asnjë gjynah përveçse shirku.”5 Hasen li gajrihi.
1. Duke qenë si në pozitën e teshehudit (këmbën drejtuar kah Kibla), pa ndryshuar gjendje, dhe pa folur me dikë që e ke afër.
2. Fshihen nga regjistri i veprave, sikur të mosekzistonin fare.
3. Si: qoftë nëse ka të bëjë me ndonjë gjë prej së cilës frikësohesh se do të ndodhë apo me shqetësimet prej krijesave.
4. Allahu nuk ia mundëson shejtanit të të hedhet në qafë me vesvese, apo të të joshë drejt gjynaheve, apo të të hedhë dyshime në zemër etj.
5. Dijetarët kanë dhënë dy mendime: 1. Asnjë gjynah nuk mund të t’i asgjësojë veprat përveçse shirku. 2. Çdo gjynah që bën ta falë Allahu, përveç nëse vepron shirk (e nëse pendohesh për shirkun ta falë atë-shirkun).
Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim