Dhikri i tetë pas namazit farz

𝗗𝗛𝗜𝗞𝗥𝗜 𝗣𝗔𝗦 𝗡𝗔𝗠𝗔𝗭𝗜𝗧 𝗙𝗔𝗥𝗭

Dhikri i tetë

Transmetohet tek Ibën Maxheh nga Umu Seleme se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem pasi ka dhënë selam në namazin e sabahut1 thoshte:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عِلْمًا نَافِعًا، وَرِزْقًا طَيِّبًا، وَعَمَلًا مُتَقَبَّلًا.

“O Allah! Të kërkoj dije të dobishme2, furnizim të mirë (hallall)3 dhe vepër të pranuar!”4 5 Sahih.

1. Është prej dhikrit që thuhet pas selamit në namazin e sabahut. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem gjithmonë e ka thënë atë.
2. Dija e dobishme është ajo dije e cila të nxitë të bësh vepra të mira, të veprosh, të afron tek Allahu, të njofton me Qenien e Tij, Emrat dhe Cilësitë e Tij, të tregon rrugën e cila të dërgon tek Allahu dhe të njofton me xhenetin. Këtu është fjala për dijen fetare.
3. Furnizim të lejuar. Ai është shkak për pranimin e veprave dhe për arritjen deri te dija e dobishme.
4. Vepra për t’u pranuar duhet të jetë e sinqertë dhe sipas sunetit, po ashtu të plotësohen kushtet e tjera dhe të largohen pengesat e pranimit (si: ushqyerja me haram etj.).
5. Me këtë lutje besimtari e hap ditën dhe i kujton prioritetet e objektivat që synon.

Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim

Madhësia e tekstit