Disa çështje rreth magjisë, rukjes e rukjexhive

51ede3c2-7c0a-4090-967a-3c916aa43ab7

 

Disa çështje rreth magjisë, rukjes e rukjexhive

 

-Ndarja mes bashkëshortëve është një prej qëllimeve kryesore pse bëhet sihri. Ka raste në disa vende që kur një çift bashkëshortorë pasi e kuptojnë se kanë magji, burri e ndan gruan e pastaj e marton përsëri. Ngaqë qëllimi i magjisë ka qenë ndarja mes tyre, mendojnë se si të ndahen prishet magjia. Mirëpo kjo nuk është zgjidhja e duhur. E duhura është të bëhet rukje e lutje tek Allahu dhe mbështetje tek Ai, që t’i shërojë prej magjisë.

 

-Fallxhorët magjinë e fryjnë në nyje siç ka ardhur në ajetin kuranor: “…dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)”, Felek 4. Qëllimi pse fryjnë është që kur t’i lidhin nyjat, e keqja apo dëmi i asaj magjisë të vazhdojë gjersa ajo nyje është e lidhur, kështu ai të cilit i bëhet magji dëmtohet dhe i vuan pasojat e saj, përveç nëse do Allahu ta shërojë, atëherë më ajo nuk ka efekt edhe nëse nyja vazhdon të ekzistojë.

 

-Ka raste, siç përmend shejkh Alu Shejh, që njeriut i bëhet magji për një sëmundje të caktuar dhe ai merr ilaçe për shërimin e saj. Nëse shërohet përmes tyre atëherë magjia ndaj tij prishet. Magjia prishet me rukje, por edhe përmes ilaçeve adekuate, sepse magjia bëhet për qëllime të ndryshme.

 

-Kryerja e obligimeve, dhikri dhe largimi nga haramet, këto janë shkaqe që me lejen e Allahut mbrojnë prej magjisë. Këto janë vetëm shkaqe, nuk do të thotë se gjithsesi mbrojnë, edhe Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e ka goditur magjja edhe pse ka qenë njeriu më i devotshëm. E nëse Allahu ka caktuar për ty të sprovohesh me magji, atëherë shkaqet nuk bëjnë efekt (për mbrojtje).

 

-Komisioni i përhershëm për fetua ka dhënë fetua se nuk lejohet rukjexhiu t’i prekë femrat gjatë rukjes. Kjo është e ndaluar dhe nuk mund të justifikohet duke thënë se kjo është për shërim. Nuk lejohet prekja e saj sepse shkaktohet fitne mes tyre. Mjafton leximi i Kuranit gjatë lutjes. Gjërat e tjera nuk kanë argumente. Për fryrjen e ujit dhe pirjes së tij ka mospajtime mes dijetarëve për hadithet që flasin për këtë se a janë të sakta apo jo. Disa e lejojnë se thonë hadithet janë të sakta. Disa e ndalojnë se thonë hadithet nuk janë të sakta. Gjërat e tjera që i përdorin rukjexhitë janë prej bidateve, nuk kanë bazë.

 

-Prej sureve që përdoren për rukje është Fatiha, siç ka ardhur në hadithe, surja Ikhlas, Felek e Nas dhe ajetul kursij, për të cilat kanë ardhur argumente. Për të tjera nuk ka argumente të thuhet se “këto e këto janë ajetet e magjisë”, apo “të mësyshit”. Çdo pjesë e Kuranit me lejen e Allahut është shërim.

 

-Rukejxhiu nuk lejohet të flasë me xhindin. Qëllimi i xhindit është ta tërheqë rukjexhiun në bisedim dhe ta largojë prej rukjes. Xhindët janë mashtrues të mëdhenj dhe gënjeshtarë. Atyre nuk lejohet t’iu besohet asgjë. Shumë rukjexhi gabojnë dhe hyjnë në biseda me xhindë e fillojnë t’iu besojnë çfarë thonë ata. Kjo nuk lejohet sepse xhindët gënjejnë, përveç nëse e thonë ndonjë të vërtetë të bazuar në Kuran e sunet. Rukjexhitë kanë kaluar në bidate gjatë rukjes shkaku se në biseda me xhindët ata u kanë thënë se kjo e ajo metodë na dëmton më shumë e ndikon më shumë, e ata u kanë besuar. E gjitha ka qenë mashtrim që të mos vazhdojnë rukjexhitë të lexojnë Kuran, por që të përdorin metoda të tjera. Të bëhet bisedë me xhindin kur njeriu nuk ka bazë të shëndoshë të besimit (akide të pastër), ata e devijojnë. Ka raste që edhe të kërkojnë ndihmë prej xhindëve. Edhe pse thonë “po kërkojmë ndihmë prej tyre për gjëra të dobishme”, kjo gjë nuk lejohet.

 

-Shumë njerëz hezitojnë t’i bëjnë rukje të tjerëve shkaku se kanë frikë se xhindi i sulmon ata. Nuk di të ketë argument për këtë.

 

-Besimi e bindja e rukjexhisë, besimi i atij të cilit i bëhet rukje se sa është i bindur se shërimi vjen prej Allahut e ndërsa rukja është vetëm shkak, këto kanë ndikim në shërimin e të prekurit. Nganjëherë Allahu nuk e shëron personin që t’i tregojë (e ta udhëzojë) se rukjexhiu nuk sjellë dobi, por Allahu është Ai që shëron, edhe nëse rukjexhitë e tërë botës bëhen bashkë nëse nuk do Allahu, atëherë nuk shërohet ai. Në këtë aspekt, magjia apo mësyshi që ka personi është gjë më e dobishme sesa shërimi i tij, ngase ai ende ka problem me besimin (kur mendon se rukjexhiu shëron), dhe kështu Allahu e ka sprovuar që ai ta përmirësojë këtë besim të gabuar.

 

-Që njeriu ta caktojë veten duke thënë “Kush ka probleme le të vijë tek unë!”, kjo është gabim. Kështu nuk ka vepruar selefi. Ata nuk kanë hapur vende të caktuara për këtë. Shumë prej dijetarëve thonë se është prej bidateve caktimi i një ambienti për të bërë rukje duke caktuar orare. Ka dijetarë që thonë se nëse dikush të pyet për ta ti mos i oriento tek ta, sepse kjo që e veprojnë është bidat.

 

-Të caktohet pagesë për rukje kjo nuk bën sepse kështu nuk është për hir të Allahut. E kur nuk është për hir të Allahut nuk ka dobi, por është për hir të atyre parave.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva