Disa vepra dhe rregulla gjatë 10 ditëve të muajit Dhul Hixheh

Dhjetë ditët e dhul Hixhes – Thënie

Kur hynin dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxheh, imam Seid bin Xhubejr (Allahu e mëshiroftë) përpiqej aq shumë në kryerjen e adhurimeve, saqë gati rraskapitej. Sunen Ed-Daremij, 1774 dhe Bejhekiu në Esh-Shua’b, 3752. Ai thoshte: “Mos i fikni llambat tuaj gjatë këtyre dhjetë netëve!” Domethënë: Lexoni Kuran e faluni sa më shumë. Hiljetu El-Evlija’, 4/281. Hafëz ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shkaku pse janë dalluar dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxheh është se në to mblidhen adhurimet kryesore, si: namazi, agjërimi, lëmosha e haxhi; dhe këto nuk mblidhen në ditët e tjera të vitit.” Fet’h El-Barij, 2/466.

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Është çudi sesi njerëzit tregohen të pakujdesshëm ndaj këtyre dhjetë ditëve (të Dhul-Hixhxhes). Ata përpiqen fort në kryerjen e veprave të mira gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, mirëpo gjatë këtyre dhjetë ditëve gati nuk e sheh askënd që i dallon nga ditët e tjera të vitit. Nëse njeriu kryen vepra të mira gjatë këtyre dhjetë ditëve, duke e ngjallur kështu udhëzimin e të Dërguarit (sal-lAllajhu alejhi ue sel-lem) në kryerjen e tyre, atëherë ai është në mirësi të madhe.” Mexhmu’u El-Fetaua, 21/37).

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk ka dit në të cilat vepra e mirë është më e vlefshme sesa në dhjetë ditët (e para të Dhul-Hixhxhes).” Sahih Et-Tergib, 1149. Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes janë të llojllojshme: leximi i Kuranit, përmendja e Allahut: subhanAllah, elhamdulil-lah, Allahu ekber, urdhërimi për të mirë, ndalimi i të keqes, shtimi i namazeve vullnetare, dhënia e lëmoshave, bamirësia ndaj prindërve, vizita e farefisit; veprat e mira s’mund të numërohen. Nëse e jep lëmoshë një dërhem gjatë këtyre ditëve dhe një dërhem gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, cili është më i dashur tek Allahu? Lëmosha gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes është më e dashur tek Allahu sesa ajo në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” (El-Lika’ Esh-Shehrij, 2/10) .

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i shpeshtonte lutjet gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes dhe urdhëronte që të shpeshtohej tehlili (la ilahe il-lAllah), tekbiri (Allahu ekber) dhe tahmidi (el-hamdulil-lah).” Zad El-Me’ad, 3/360.

 

Përpiqu shumë në adhurime gjatë këtyre dhjetë ditëve!

Imam ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Adhurimet vullnetare gjatë dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhxhes janë më të vlefshme sesa ato që kryhen gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Po ashtu shpërblimi për adhurimet e obligueshme gjatë këtyre ditëve shumëfishohet më tepër sesa në muajt e tjerë.” Fet’hu El-Barij, ibn Rexheb, 7/54.

Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shfrytëzojeni rastin (për kryerjen e veprave të mira) gjatë këtyre ditëve madhështore (të Dhul-Hixhxhes), sepse ato s’mund të zëvendësohen dhe janë të paçmueshme.” Letaif El-Me’arif, 274.

 

Çfarë do të thotë që ti je në dhjetëditëshin e parë të muajit Dhul-Hixhxhe?

Do të thotë se ti je në ditët më të vlefshme të kësaj jete. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ditët më të vlefshme të kësaj bote janë dhjetë ditët (e Dhul-Hixhxhes).” Sahih El-Xhami’, 1144. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të hyjnë dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxhe dhe ndonjëri prej jush dëshiron të ther kurban, atëherë le të mos merr asgjë nga qimet, nga thonjtë dhe nga lëkura e tij.” (Muslimi, 5232).

 

Dhikri gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes

Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lAllahu, uAllahu ekber, Allahu ekber, ue lil-lahil-hamdu.” Fet’hul-Barij, ibn Rexheb, 6/112). Mejmun ibn Mehran (Allahu e mëshiroftë) tregon: “I kam takuar njerëzit (sahabët) sesi thërritnin aq shumë tekbire gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes, saqë zërat e tyre u ngjasonin valëve të detit.” Fet’hul-Barij, ibn Rexheb, 6/112.

Enes ibn Maliku (radijAllahu anhu) thotë: “Përpara thuhej: “Secila ditë e dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhxhes vlen sa një mijë ditë, ndërsa dita e Arafatit sa dhjetëmijë ditë.” Shu’ab El-Iman, 3/358.

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i shpeshtonte lutjet gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes dhe urdhëronte që të shpeshtohej tehlili (la ilahe il-lAllah), tekbiri (Allahu ekber) dhe tahmidi (el-hamdulil-lah).” Zad El-Me’ad, 3/360.

Përpiqu shumë në adhurime gjatë këtyre dhjetë ditëve!

Imam ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Adhurimet vullnetare gjatë dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhxhes janë më të vlefshme sesa ato që kryhen gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Po ashtu shpërblimi për adhurimet e obligueshme gjatë këtyre ditëve shumëfishohet më tepër sesa në muajt e tjerë.” Fet’hu El-Barij, ibn Rexheb, 7/54.

Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Suneti për atë që ther kurban është: një pjesë ta mbajë për vete, një pjesë ta japë lëmoshë për të varfrit dhe  një pjesë t’ua dhurojë të afërmve e fqinjëve.” Mexhmu’u El-Fetaua, 18/39.

Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shfrytëzojeni rastin (për kryerjen e veprave të mira) gjatë këtyre ditëve madhështore (të Dhul-Hixhxhes), sepse ato s’mund të zëvendësohen dhe janë të paçmueshme.” Letaif El-Me’arif, 274.

Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush lakmon të lirohet nga zjarri i Xhehenemit dhe t’i falen mëkatet në ditën e Arafatit, atëherë le t’i kryejë shkaqet nëpërmjet të cilave shpresohet një gjë e tillë! Prej tyre është: shpeshtimi i dëshmisë së teuhidit (njësisë së Allahut) me sinqeritet e vërtetësi, ngaqë ajo është origjina dhe themeli i Islamit, të cilin Allahu i Lartësuar e plotësoi pikërisht në atë ditë (të Arafatit).” Letaif El-Me’arif, 494.

Nga Abdullah ibn Amr (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Lutja më e mirë është ajo në ditën e Arafatit, dhe fjalët më të mira që i kam thënë unë dhe profetët para meje janë: “La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu, ua huwe a’la kul-li shej’in kadir.” (Sahih El-Xhami’, 3274) (S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, i Cili është i vetëm dhe i pashoq! Atij i përket sundimi e lavdia dhe Ai është i fuqishëm të bëj çdo gjë!)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpresoj tek Allahu që agjërimi i ditës së Arafatit t’i shlyej mëkatet e vitit para saj dhe të vitit pas saj.” Muslimi.

Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Letaif El-Me’arif” përmend se lirimi nga zjarri i Xhehenemit në ditën e Arafatit i përfshinë të gjithë muslimanët. Andaj, në këtë ditë të madhe, njeriu duhet të jetë i përkushtuar në kryerjen e veprave të mira; si: përmendja e Allahut, lutjet drejtuar Atij, leximi i Kuranit, namazi vullnetar, agjërimi, lëmosha, etj., me shpresë që të fitoj faljen e Allahut të Lartësuar dhe lirimin nga zjarri.

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kjo ditë (e Arafatit) është dita më e mirë e vitit për tu lutur. Andaj, njeriu duhet të angazhohet tërësisht në përmendje të Allahut, lutje, lexim të Kuranit dhe të lutet me lloje të ndryshme të lutjeve e të përdorë lloje të ndryshme të dhikrit. Lutu për veten, prindërit, të afërmit, hoxhallarët, kolegët, shokët, të dashurit, për këdo që të ka bë mirë dhe për muslimanët në përgjithësi! Ki kujdes të madh dhe mos u trego neglizhues në tërë këtë, sepse kjo ditë nuk mund të zëvendësohet!” Kitab El-Edhka’r, 333.

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk ka ditë në të cilën Allahu e liron më shumë robin nga zjarri i Xhehenemit sesa në ditën e Arafatit. Ai zbret (në qiellin e dynjasë), pastaj mburret me ta para engjëjve dhe thotë: “Çfarë dëshirojnë këta?” Muslimi, 1348.

Imam Abdullah ibn El-Mubarak (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Shkova tek imam Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) në pasditen e Arafatit dhe e gjeta të gjunjëzuar, ndërkohë që sytë i rridhnin lot. Ai u kthye drejt meje, e unë i thash: “A e di se kush është njeri i humbur (i dështuar) sot?” Ai më tha: “Njeriu i cili mendon se Allahu nuk e fal!” (Letaif El-Me’arif, 310)

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Në ditën e Arafatit është mirë që njeriu të zgjedh lutjet e përcjella nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), siç është lutja që ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e thoshte shpesh: “O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit të Xhehenemit!” Ndërsa, prej dhikrit është fjala e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Lutja më e mirë është ajo në ditën e Arafatit, dhe fjalët më të mira që i kam thënë unë dhe profetët para meje janë: “La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu, ua huwe a’la kul-li shej’in kadir.” Esh-Sherh El-Mumti’, 7/295) Aisha (radijAllahu anha) thotë: “Nuk ka ditë të vitit më të dashur tek unë për ta agjëruar (vullnetarisht) sesa agjërimi i ditës së Arafatit.” (Musned ibn El-Xha’d, 512)

Imam Ata’ ibn Ebi Rabah (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Nëse mundesh të vetmohesh gjatë mbrëmjes së Arafatit (për t’u lutur, përmendur Allahun etj), atëherë bëje!” (Ez-Zuhd, imam Ahmedi)

Kurbani

A lejohet që pagesa e kasapit të bëhet me ndonjë pjesë nga kurbani?

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Jo. Domethënë nëse i thotë there kurbanin tim për dhjetë rijal dhe pesë t’i jap nga mishi i tij e pesë në monedha, kjo nuk lejohet. Sepse ai në këtë rast e ka shitur atë me të cilën është afruar tek Allahu, pra mishin… dhe kjo nuk lejohet.” (Esh-Sherh El-Mumti’, Kitab El-Menasik)

Kushtet për vlefshmërinë e kurbanit

  1. Të jetë prej bagëtive: deve, lopë dhe dhen.
  2. Të ketë arritur moshën e kërkuar sipas fesë:

– delja: gjashtë muaj e më tepër

– dhia: një vjet e më tepër

– lopa: dy vjet e më tepër

– deveja: pesë vjet e më tepër.

  1. Të mos ketë të meta, të cilat pengojnë që kafsha të jetë e vlefshme si kurban:

– verbëria e qartë

– sëmundja e qartë

– çalimi i qartë

– dobësia, e cila e bën kafshën të humb kontrollin mendor.”

(Mexhmu’u El-Fetaua, 12/25)

 

Rregullat e prerjes së Kurbanit

Nëse njeriu dëshiron të ther kurban, atëherë prej tij kërkohen disa gjëra:

  1. Ta ther me thikë të mprehtë, sepse i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të therni kafshën, therni në mënyrën më të mirë; mpriheni thikën dhe qetësojeni kafshën që do e therni!” (Muslimi)
  2. Të mos e mprehë thikën para syve të kafshës.

Pse? Sepse ajo frikohet dhe e di se kur njeriu e mpreh thikën para syve të saj dhe e shtrinë përtokë, dëshiron ta ther atë.

Nga ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) përcillet se një njeri e shtriu përtokë një dele dhe filloi ta mprihte thikën para syve të saj. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Mjerë për ty! Mos dëshiron ta mbysësh dy herë?! Përse nuk e mprehe thikën para se ta shtrije?” (Sahih Et-Tergib, 2265)

Po ashtu: Nuk duhet ta ther para syve të kafshës tjetër, sepse edhe ajo frikohet kur e sheh motrën e saj të shtrirë e duke u therë.” (El-Likaush-Shehrij, imam Uthejmini, kaseta nr. 44)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e shet lëkurën e kurbanit, për të s’ka kurban.” (Sahih El-Xhami’, 6118)

Përcillet se kur shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) takoheshin në ditën e Bjaramit, njëri-tjetrit i thoshin: “Allahu e pranoftë prej nesh dhe jush!” (Fet’h El-Barij, 2/244).

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ditët e teshrikut (bajramit) janë ditë të ngrënies, pirjes dhe të përmendjes së Allahut.” (Sahih El-Xhami’, 2689).

 

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit