Fjala e mirë” që përmendet shpesh ne moralin Islam, çfarë përfshin?

“Fjala e mirë” që përmendet shpesh ne moralin Islam, çfarë përfshin, fjalën e ëmbël më ton të butë apo fjalën e dobishme për Allahun dhe për çdo të mirë të mundshme?

Çdo gjë që kuptohet me fjalën e mirë, e përfshin ajo. Allahu thotë: “thoni fjalë të mira njerëzve”. Bekare 83. Do të thotë:

-fjalë të dobishme për ta, këshilla, urdhërim për të mirë, ndalim nga e keqja,

-gjithashtu, fjalë të buta, të ëmbla, jo të ashpra e me ton të lartë.

Disa njerëz kanë më shumë të drejtë në fjalën e mirë sesa disa të tjerë, p.sh.:

-prindi, duhet bërë kujdes që fëmija të mos e ngrehë zërin kur i drejtohet atij. Ka pasur nga dijetarët e selefit që mezi i është dëgjuar kur i ka folur prindit, duke pasur frikë se mos po tejkalon në ngritjen e zërit ndaj tij;

-dijetari, kur i drejtohesh atij me fjalë dhe pyetje duhet pasur edukatë në këtë.

Secili e ka vendin e vet, ndaj të cilit duhet zgjedhur fjalët me të cilat i drejtohesh. Mirëpo, në përgjithësi, njerëzve duhet t’u flitet me fjalë të mira, të ëmbla, me ton të butë, të mos jenë si nënçmim apo përulje ndaj tjetrit etj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit