Këshillë lidhur me situatën aktuale

 

Këshillë lidhur me situatën aktuale

∞ Muslimani duhet të qëndrojë afër mësimeve të Kuranit e hadithit.

∞ Të mos ndikohet nga opinioni i gjerë, presioni politik, emocionet, inatet, provokimet, por duhet të jetë gjakftohtë, stabil.

∞ Ne e dimë se çfarë po ndodhë (në vendet e bekuara të Shamit). Ajo është dhimbje e madhe. Por, kjo nuk duhet të na shtyjë të dalim jashtë kontrollit, jashtë mësimit të Kuranit e sunetit. Kjo është sprovë për të gjithë muslimanët e globit.

∞ Kjo sprovë nuk duhet të na luhatë. Nga m e gjerë e muslimanëve ka që kanë dalë jashtë kontrollit duke mos pasur dije, janë duke e shkelur padrejtësisht nderin e dijetarëve. Kjo sprovë ka sjellë sprova të tjera, sepse sot disa që janë ndikuar shumë emocionalisht në momentin kur shohin që nuk pajtohesh me ta në mendime lidhur me këtë çështje, të konsiderojnë armik, apo të dalë nga feja, apo se nuk i do muslimanët.

∞ Ne duhet t’i kthehemi Kuranit e sunetit dhe dijetarëve, të qëndrojmë afër tyre (mësimeve të tyre) sepse ata i shohin gjërat çfarë ne nuk i shohim (janë largpamës), ata kur flasin, flasin me argumente dhe me devotshmëri ndaj Allahut. Andaj, ne duhet t’i dëgjojmë ata. E të mos arrijmë në atë nivel sikur masa jofetare me diskurse populiste: “Po heshtin hoxhallarët, dijetarët, shtetet muslimane! Qeveritë e muslimanëve janë me jehuditë!” Pra, kjo sprovë ka shkaktuar përçarje në mesin e muslimanëve, si rezultat i mosnjohjes së bazave islame dhe mosqëndrimit afër dijetarëve (mësimeve të tyre), por qëndrimit afër gazetarëve, lajmeve etj.

∞ Duhet të dimë dhe atë se ky është kader i Allahut. Kjo gjë ndodhë me lejen e Tij. Allahu e di pse po ndodhë. Kjo është një urtësi e Tij pa dyshim. A nuk mundet Allahu ta ndalë këtë sprovë në çdo moment? Po. Ne duhet të kthehemi edhe tek aspekti i kaderit.

∞ Përpos kësaj, siç kanë thënë dhe dijetarët e hershëm, duhet të ndalemi e të kërkojmë falje tek Allahu. Shejh Ibën Tejmije ka thënë se së pari kur t’i ndodhë sprova njeriut duhet të ndalet e të akuzojë vetveten se çfarë ka bërë që i ndodhi ajo. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

∞ Mirëpo, ne shpresojmë tek Allahu që ata të gjithë të jenë dëshmorë tek Ai, të kenë gradë të lartë tek Ai. Kur disa prej idhujtarëve janë tallur me vrasjen e disa sahabëve, në një prej luftërave, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Të vrarët tuaj janë në xhehenem e të vrarët tanë janë në xhenet.” Andaj, ne duhet ta lusim Allahun vazhdimisht, në namaz nate, në sexhde, në çdo namaz, duke mos i harruar ata muslimanë, që Allahu t’iu ndihmojë e t’ua përmirësojë gjendjen!

Hoxhë Jeton Bozhlani  – Transkriptim.

Madhësia e tekstit