Kujdesi ndaj ndjenjave të të tjerëve

Kujdesi ndaj ndjenjave të të tjerëve

*️⃣  Etika e komunikimit.

Allahu ia ka ndaluar njeriut karshi prindit edhe fjalën “of” me të cilën shprehet pakënaqësi. Ia ndaloi sepse ajo thyen ndjenjat e prindit. E të mos flasim për fjalë apo sjellje më të rënda. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na ka mësuar që kur të jenë tre persona të mos komunikojnë dy prej tyre duke mos e përfshirë të tjetrin sepse kjo e lëndon atë. E njëjta vlen nëse ata dy flasin në gjuhë tjetër (të huaj).

*️⃣  Kur dikush bën ndonjë gjynah

Personi nuk duhet të shfrytëzojë rastin në këtë rast të nënçmojë vëllain e vet sepse edhe vetë ka gjynahe dhe lëndohet nëse ia përmendin, andaj të mos ia përmendë as ai.

Fjalë të urta: “Mos fol për të metat e njerëzve sepse edhe të tjerët kanë gjuhë.” Apo “Kur e ke shtëpinë prej xhami, mos i gjuaj të tjerët me gurë.”

Jusufi alejhi ue selem ka thënë (siç tregohet në Kuran): “(Allahu) Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, kurse juve ju solli nga shkretëtira…” Jusuf 100. Nuk e ka përmendur nxjerrjen nga pusi, për të mos i lënduar vëllezërit e tij (të cilët e kishin hedhur në të).

*️⃣ Lumë për atë të cilit Allahu i ka dhënë dituri dhe urtësi dhe i ka parasysh ndjenjat e të tjerëve (nuk i lëndon)! Njerëzit e vlerësojnë shumë këtë gjë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është kujdesur shumë ndaj ndjenjave të njerëzve, qoftë edhe ndaj ndjenjave të fëmijëve.

 

Hoxhë Bajram Sefedini – Transkriptim.

Madhësia e tekstit