Kur I lexoj dhe dua t’i mësoj suret I harroj shumë shpejt, ndodh në moment. Çfarë është problemi, nga mëkatet apo pse?

Përgjigje: Dijetarët e përmendin se mëkatet janë prej shkaqeve që njeriu harron. Por, mund të jetë edhe fakti që njeriu ka memorie të dobët, prandaj edhe nuk mund të mësoj përmendësh sure të Kuranit, apo hadithe, etj.

➡️ Sidoqoftë, njeriu duhet të kthehet me pendim të sinqertë tek Allahu dhe të kërkojë falje për mëkatet e tij, si dhe ta lus Allahun me përgjërim që t’i jap sukses dhe t’ia mundësojë që sa më shumë të mësojë prej fesë Tij, por edhe të punojë me atë dije.

?Lute Allahun e Lartësuar: “O Aliim (i Gjithëdijshëm) ma shto dijën! Më jep të kuptuar të fesë! Ma mundëso që ta mësojë Librin Tënd përmendësh!” e kështu me radhë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit