Kurse ne duam të bëhemi dijetarë brenda natës…

(El-mushauik ila kirae ue talebil ilm, fq.90-95)

www.giftsofknowledge.wordpress.com

 

Në biografinë e Imam Galib ibën Abdurrahman ibën Galib Ibën Temmam Ibën Atijjeh el Muharibi (v.517) [që përmendet] në librin “El Gunjeh” të El-Kadi Ijadit, dhe në “EsSileh” të Ibën Beshkuvalit, ka thënë:

“Kam lexuar se çfarë ka shkruar një nga shokët e mi në shkrimin e tij [ku ka thënë] se e ka dëgjuar Ebu Bekër [Galib ibën Abdurrahman ibën Galib ibën Temmam] ibën Atijjeh ta ketë përmendur se e ka lexuar Sahih Buhariun shtatëqind herë.

Dhe (në librin) Inba’ul-gamr në biografinë e Sulejman Ibën Ibrahim ibën Umer Nefesuddin el-Alaui (v.825) thotë:

Ai ma përmendi se e ka lexuar Sahihun e Buhariut njëqind e pesëdhjetë herë, [qoftë nëse ka qenë] duke e lexuar vetë, duke e dëgjuar nga shejkhu i tij, duke e lexuar vetë te shejkhu i tij [ose te dikush tjetër] ose duke e krahasuar me ndonjë dorëshkrim.”

Dhe në Fehrisul-Feharis ku citon nga “Tabekatul-Khauas” të Esh-Sharxhit se ai e ka lexuar Sahihun [e Buhariut] dyqind e tetëdhjetë herë, duke e lexuar vetë, duke ia lexuar tjerët atij, ose duke ia lexuar vetë shejkhut të tij [ose dikujt tjetër].

Në biografinë e Ebu Bekër Ibën Muhammed Ibën Abdullah ibën Mukbil el-Kahiri elHanefi, i njohur si Et-Taxhir [Tregtari] (v.805) [që përmendet] në [librin] “Ed-Dau ElLamiu” [ku tregohet]:

“El Burhan el-Halebi, nxënësi i tij, ka thënë se ai [mësuesi i tij Ebu Bekër Ibën Muhammed] i ka treguar se deri në vitin 780 pas hixhretit e ai e ka lexuar Sahihun e Buhariut nëntëdhjetë e pesë herë, dhe pas asaj e ka lexuar disa herë tjera. “

Dhe në biografinë e El-Burhan el-Halebi [v.840] [që përmendet] në “Ed-Dau el-Lamiu”, [thuhet]:

“Ai e lexoi [Sahih] Buhariun më shumë se gjashtëdhjetë herë dhe [Sahih] Muslimin rreth njëzet herë, e kjo nuk përfshin leximet që i ka bërë kur ka qenë nxënës [i dijes e jo shejkh] ose kur njerëzit tjerë ia kanë lexuar atij dy librat, e ai i ka dëgjuar.”

Dhe Ebul-Arab et-Temimi ka përmendur në “Tabakat Ulema Ifrikijje ue Tunis” në biografinë e Abad Ibën el-Uelid el-Farisi [v.218] në fund të njërit nga librat e tij [shkruante]:

“E KAM STUDIUAR ATË NJËMIJË HERË.”

Përkthyer nga gjuha angleze
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit