🔉 Thënie nga derset
Aliu radijAllahu anhu ka thënë: “Mësoni dhe edukoni familjet e juaja, kështu do t’i ruani nga zjarri i xhehenemit!”
Hasan el Basriu rahhimehullah ka thënë: “Urdhërojeni dhe obligojeni familjen tuaj që të kryejnë farzet (obligimet) e Allahut dhe mësojuani të mirën (hajrin)!”
🔄 Nga këto dy thënie, një e sahabiut dhe tjetra e një tabi’ini, po kuptojmë se përmes këtyre dy gjërave ne e ruajmë familjen dhe fëmijët tonë prej zjarrit, e që janë:
🔸 t’i edukojmë ata,
🔹 t’i mësojmë ata.
✅ Së pari,
▪️ të mësohen të kenë moral të mirë,
▪️ sjellje të bukur,
▪️ të pajisen me cilësi dhe atribute të hijshme, edukatë të lavdërueshme,
▪️ të jenë të kujdesshëm ndaj urdhrave të Allahut,
▪️ të kenë respekt për prindërit,
▪️ t’i mbajnë lidhjet farefisnore,
▪️ të jenë të sinqertë,
▪️ të drejtë,
▪️ të mos gënjejnë,
▪️ të përmbushin amanetin dhe premtimin,
▪️ të largohen prej moraleve të këqija, si:
– imoraliteti,
– cilësitë e ulëta,
– sharja,
– gënjeshtra,
– përqeshja dhe
– tallja ndaj të tjerëve etj.
Në të gjithë këtë, ti duhet shumë të përpiqesh.
⏫ Ky edukim ndaj fëmijës, nuk arrihet brenda ditës, por duhet të mundohesh gjatë gjithë kohës, të bëhet mund i madh që ai të largohet nga këto gjëra të këqija. Ky është qëllimi, vazhdimisht t’i edukosh ata.
✒️ Thotë Aliu radijAllahu anhu: “…dhe mësojeni…”, t’u mësohet atyre hajri (e mira) siç thotë Hasan el Basriu, gjërat e mira, farzet (obligimet), sunnetet, veprat e pëlqyera (mustehab), të drejtohen te çdo gjë e mirë.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.
🎥 “Edukimi i fëmijëve në Islam”