Një person i liruar nga ramazani ka paguar 100 euro për kompenzim. Nuk e ka ditur që duhet ushqim t’i jap ato. A i pranohet kompenzimi apo si duhet të veproj?

Përgjigje: Ky veprim është i gabuar, ngase ai duhet kompensimin ta bëjë në formë të ushqimit.

?Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” (ElBekarah, 184).

?Gjithashtu, në kohën e të Dërguarit, salallahu alejhi we selem, kishte monedha (para), por Allahu e përmendi vetëm ushqimin si kompensim. Prandaj, nëse ai qe e ka pranuar kompensimin ka blerë ushqim, atëhere kjo është e pranuar in shaa Allah.

?Përndryshe nese ai ka blerë gjera tjera, jashtë ushqimit, atëherë ky person duhet ta përsëris kompensimin. Dhe, kompensimi bëhet duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë të agjërimit, siç përmendet në ajetin e lartëshënuar. Të ushqyerit bëhet në dy forma:

➖a) ose i jep ushqim të gatuar, ose

➖b) i jep ushqim të pagatuar. Në rastin e dytë dijetarët e përmendin se sasia e ushqimit të pagatuar është 1.5 kg (për shembull:miell) për një ditë agjërimi.

?Gjithashtu, mund të ushqehen më shumë të varfër, për shembull për 30 ditë Ramazan të ushqehen 30 të varfër, apo vetëm një i varfër. Krejt kjo është e lejuar.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit