Nuk lejohet përkulja në shenjë përshëndetjeje për besimtarin apo jobesimtarin

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua

Pyetja e tretë nga fetuaja nr. (5313):

Pyetja: Jemi anëtarësuar në një klub prej klubeve të karatesë në Amerikë dhe trajneri na tha se: “Duhet të më përkuleni, kur unë t’ju përkulem juve”. Ne e kundërshtuam një gjë të tillë dhe ia sqaruam nga aspekti i fesë sonë (se përse ndalohet, sh.p.). Ai e pranoi këtë, mirëpo tha: “Përkuleni vetëm kokën, pasi që unë i pari përkulem para jush, dhe patjetër duhet të më kthehet përshëndetja”. Çfarë opinioni keni rreth kësaj çështjeje?

Përgjigje: Nuk lejohet përkulja në shenjë përshëndetjeje për besimtarin apo për jobesimtarin, qoftë me pjesën e sipërme të trupit, qoftë me kokë; sepse përkulja është përshëndetje adhurimi, dhe adhurimi nuk lejohet për askënd, përveç për Allahun.

Suksesi është nga Allahu. Salatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe për mbarë shokët e tij.

Abdullah bin Ku’ud, Abdullah bin Gudejan, AbduRrezzak Afifij, AbdulAziz bin Baz.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit