“O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë…”

  • Fjala e Allahut: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” Furkan 74.

~Një prej cilësive të robërve të mirë të të Gjithmëshirshmit është se e bëjnë këtë lutje.

~Shumica e njerëzve, sidomos të rinjtë, kanë synim martesën dhe krijimin e familjes dhe kaq, por mbi këtë është që, me atë që martohen të ketë jetë të rehatshme, të qetë, të lumtur, të ndihmohen mes vete në rrugën drejt Allahut, gjithashtu kur të kenë pasardhës, ata ta ndihmojnë në këtë rrugë.

~Allahu na mëson që kur të bëjmë lutje, të lutemi që të na furnizojë me familje, e cila është e përsosur (në kufijtë e njerëzores). E nuk mund të ketë dikush bashkëshort ose bashkëshorte të mirë nëse fillimisht nuk është i/e përulur ndaj Allahut. Që të ketë dikush jetë të mirë, të qetë e të lumtur në bashkëshortësi, fillimisht duhet të jenë të përulur ndaj Allahut, së dyti burri të jetë i sjellshëm e i mirë ndërsa gruaja të jetë e ndershme, me urtësi (të jetë grua që ia di hallin burrit, qejfet, disa kërkesa t’ia realizojë edhe pa i thënë).

~Luten që Allahu t’i furnizojë me pasardhës të sjellshëm, të ndershëm, të respektueshëm e të dëgjueshëm (të realizojë atë që prindi ia kërkon, pa i ikur kërkesave të tij, apo shoqërimit me të etj.), por pa qenë të udhëzuar nuk është e mundur të ketë lumturi të tillë.

~”shembull për njerëzit e mirë (të devotshëm)” – ngase Allahu na ka mësuar që kur të kërkojmë prej Tij të kërkojmë maksimalen (p.sh. jo vetëm xhenetin, por xhenetin më të lartë- Frideusin). Shembull në adhurime, në devotshmëri e në përulje.

~Çështja më e dashur tek Allahu është që t’i lutemi Atij. Njeriu hidhërohet kur të tjerët i kërkojnë, e Allahu hidhërohet kur robi i Tij nuk i kërkon dhe nuk e lut. Nuk duhet të mjaftohet besimtari me fjalët: “Zoti e di brengën time, Dituria e Tij për brengën time mjafton si lutje”. Pejgamberët e kanë ditur shumë mirë se Allahu ua di brengat e hallet, mirëpo kanë paraqitur tek Ai hallet e tyre e nganjëherë kanë kërkuar në formë direkte t’ua zgjidhë ato e t’ua realizojë kërkesat e qëllimet e tyre.

 

Dr. Gazmend Mehmeti | Transkriptim nga derset e tij.

Madhësia e tekstit