- Përhapja e fshehtësive të treguara në besë
-Është mëkat.
-Nëse dikush të tregon diçka në besë, që të mos i tregosh dikujt tjetër, atëherë nuk lejohet të tregosh, qoftë dhe njerëzve të tu të afërm, si: gruas, burrit, prindit, vëllait, motrës etj.
-Konsiderohet tradhti. Nëse dikush ta ka besuar një sekret të tij, dhe të ka thënë: “mos i trego dikujt tjetër”, porse ti ia ke treguar dikujt tjetër, atëherë kjo është tradhti, mëkat.
-Muslimanit nuk i lejohet t’ia përhapë të fshehtat vëllait të tij, kur ia tregon në besim.
-Nëse dikush të ka thënë “Mos ia trego dikujt tjetër”, atëherë nuk lejohet t’ia tregosh askujt.
-Njeriu mashtrohet dhe shejtani ia bën të lehtë këtë gjë, andaj i thotë tjetrit: “Ma ka treguar filani këtë gjë si sekret, dhe unë po ta tregoj si sekret, mos ia trego askujt.” Kështu pastaj i treti i tregon personit të katërt e më tej. Nuk arsyetohesh tek Allahu me fjalët “i kam thënë të mos ia tregojë askujt” për mos t’u llogaritur ky mëkat. Në momentin që ti i ke treguar dikujt (personit të tretë), atëherë e ke shkelur fjalën e dhënë dhe ke bërë tradhti.
-Nëse e di veten se nuk mund të mbash sekretet që t’i tregojnë në besim, atëherë mos lejo të t’i tregojnë.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.