Ramazani ndryshon gjendjen emocionale

Ramazani ndryshon gjendjen emocionale

Ramazani ndryshon pikëllimet e njeriut. Ai është burim lumturie, gëzimi e qetësie.

Edhe pse përmban etje, uri, lodhje e rraskapitje, njeriu ndjen një shpresë të madhe në shpirt, siguri, rehati, gëzim e lumturi. Këto ia hijeshon e i ushqen agjërimi që e bën për hir të Allahut, përmendja e Tij, leximi i Kuranit, nxitimi drejt veprave të mira etj. Kështu, ai ndjen dashuri të madhe për Allahun dhe rehati shpirtërore.

Pastaj kur të afrohet iftari kaplohet nga një gëzim tjetër, “Agjëruesi ka dy gëzime: njëri kur çel iftarin dhe tjetri kur takon Zotin e tij”. Gëzohet ngase Allahu e ka ndihmuar të plotësojë ditën e agjërimit, ndjen rehati e qetësi shpirtërore, i gëzohet nimeteve dhe ushqimeve që ka përpara.

Nëse ndalemi dhe i mendojmë të gjitha këto, kjo bën që të na ripërtërihet shpresa dhe të jemi sa më larg pikëllimeve (të së kaluarës) dhe brengave (për të ardhmen). Muslimani këto i largon përmes ëmbëlsisë së agjërimit, ripërtëritjes shpirtërore që e përfiton nga dhikri e bindja ndaj Allahut dhe nga kënaqësia që shijon kur bashkohet me muslimanët për teravi.

Sikur gjendja e tij thotë se Ramazani është muaji i rehatisë shpirtërore, i lumturisë dhe gëzimit të madh. Sikur thotë: “Unë gëzohem për çdo ditë e çdo çast të Ramazanit, nuk ka pikëllim e brenga në këto ditë e netë të Ramazanit!”

 

Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit