Rëndësia e dijetarëve

Rëndësia e dijetarëve, të dijshmëve

═══༻ Allahu na ka urdhëruar t’iu bindemi atyre, ka thënë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” Nisa 59. Komentuesit e Kuranit disa kanë thënë se ata janë udhëheqësit e disa kanë thënë se janë dijetarët, dhe e sakta është se përfshihen të dy grupet.

═══༻ Allahu na ka obliguar t’iu kthehemi për çështjet që i kemi të paqarta, ka thënë: “andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë)” Nahl 43. E jo mendimtarët, intelektualët, grupimet etj.

═══༻ Dijetarët e kuptojnë më së miri fenë dhe ata që e kanë frikë Allahun më së shumti, “Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç dijetarëve.” Ankebut 43. Dhe: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.” Fatir 28.

═══༻ Dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet, dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberët. Ata nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dërhem. Ajo që kanë lënë është vetëm dija. Kush merr prej saj, ka marrë një hise të madhe të mirësisë e begatisë.” Hasen.

═══༻ Dijetarët janë miqtë dhe të dashuritë e Allahut, “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut)” Junus 62-63.

═══༻ Dijetarët janë njerëzit më largpamës, i kuptojnë më herët rrugët e të këqijave dhe paralajmërojnë ndaj tyre dhe e dinë të mirën dhe rrugët e tyre, “Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve”. Kasas 88. Kur kanë parë njerëzit duke lakmuar pasurinë e Karunit, ata ua kanë sqaruar se rruga që duhet të ndjekin dhe mirësia është të besojnë dhe të veprojnë punë të mira.

═══༻ Dijetarët në tokë janë sikurse yjet në qiell. Ebu Muslim el Khaulani ka thënë: “Kur yjet duken në qiell, njerëzit orientohen përmes tyre e kur qielli është i vranët, ata mbesin në mëdyshje (se kah t’ia mbajnë).” Njerëzit udhëzohen përmes dijetarëve kur janë në errësirat e devijimit dhe humbjes, kur nuk e dinë se cila është e kota e cila e vërteta, po ashtu dijetarët përmes argumenteve “godasin” pasuesit e dëshirave dhe të së kotës etj.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit