Rezultati i diturisë është vepra-7

Çështja e gjashtë

GATISHMËRIA E SELEFËVE PËR T’I BRAKTISUR VEPRAT E
NDALUARA

Gjithashtu, në mënyrë mahnitëse ata nxitonin me ngulm edhe në braktisjen e gjërave të ndaluara. Lidhur me këtë, është transmetuar te Buhariu dhe Muslimi nga Omeri (radij Allahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Allahu ju ndalon të betoheni në prindërit tuaj”.[1]

Siç është transmetuar në disa transmetime, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e kishte dëgjuar Omerin të betohej në prindërit e tij. Dhe siç vërejmë këtu, kjo ishte një traditë qysh nga koha para Islamit dhe gjuhët e tyre ishin mësuar me këtë. Omeri (radij Allahu anhu) thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) të thotë: “Allahu ju ndalon të betoheni në prindërit tuaj”. Pastaj shton: “Prej se e kam dëgjuar Pejgamberin (Salallahu alejhi ve selem), asnjëherë nuk jam betuar në prindër, as me gjuhën time as duke treguar për betimin e dikujt tjetër”.

Ndër tregimet e rralla që transmetohen lidhur me këtë, të cilin po e përmend vetëm për të bërë krahasim (me veprimin e Omerit) dhe që të kuptojmë vullnetin dhe përkujdesjen e selefëve për këtë gjë, është tregimi i një personi që kishte dëgjuar dikë duke u betuar në Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) dhe e kishte këshilluar (që të mos betohej në Pejgamberin) duke ia shpjeguar me argumente, derisa ishte bindur dhe kishte vendosur të mos betohej më. Por, duke dashur që ta siguronte se nuk do ta përsëris më, i kishte thënë: “Pasha Pejgamberin! Pas sotit nuk do të betohem në Pejgamberin!

Këtu vërejmë se, kur gjuha mësohet me disa fjalë, është vështirë që njeriu të largohet prej tyre, por do t’i mbesin, së paku si fjalë goje. Kurse Omeri (radij Allahu anhu) betohet: “Pasha Allahun! Pas asaj nuk jam betuar vetë e as nuk kam treguar për dikë tjetër kur është betuar”.

Kjo na tregon për vullnetin dhe përkujdesjen e selefit për të vepruar. Në çastin kur e dëgjonin hadithin, pavarësisht nëse kishte të bënte me urdhëresa apo ndalesa, ata tregonin gatishmëri mahnitëse për ta praktikuar, madje edhe nëse kishte të bënte me gjëra që i kishin bërë traditë dhe ishin mësuar me to. Ndër rastet si ky, është hadithi i transmetuar nga Enesi[2] (radijAllahu anhu) ku ai ishte shërbëtor tek Ebu Talha dhe, një ditë kur ishte duke i shërbyer me alkool para se të ndalohej, erdhi dikush dhe i tha: “Alkooli u ndalua”. Ata menjëherë e urdhëruan që ta hidhte në tokë, edhe pse zemrat e tyre ishin mësuar dhe ishin të lidhura me të. Pra ata e hodhën menjëherë, dhe ajo ishte hera e fundit që pinë alkool.

Po ashtu, rasti që tregohet nga Ibën Abbasi[3] se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) vërejti një unazë të arit në dorën e një njeriu dhe ia nxori nga gishti dhe e hodhi, duke thënë: “Dikush merr gacën e zjarrit dhe e vë në dorën e tij!”.

Pasi shkoi Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), i thanë: “Merre unazën tënde dhe përfito prej saj – d.m.th. e shet apo ia jep gruas, të gjitha këto janë të lejuara.

Mirëpo ai u tha: “Jo, pasha Allahun! Kurrë nuk e marr, sepse atë e hodhi Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem)”.

Edhe pse e kishte të lejuar ta merrte, ai nuk e mori për shkak të përkushtimit të madh që kishte për t’iu përmbajtur veprimit të Pejgamberit (Salallahu alejhi ve selem).

_____________________________

[1] Buhariu (6647), Muslimi (1646).

[2] Buhariu ( 4617), muslimi (1980).

[3] Muslimi (2090).

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva