Rrugët për arritjen e qëllimeve të larta

Rrugët për arritjen e qëllimeve të larta

》Besimi dhe devotshmëria. Allahu thotë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit…” Ali Imran 133. Dhe: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)…” Talak 2.

》Duaja dhe këmbëngulja në të. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Të jesh këmbëngulës në lutje.”

》Të qenët i mirë e ndihmues ndaj të tjerëve. Allahu thotë: “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!” Rrahman 60. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Kush ndihmon besimtarin në nevojat e tij, Allahu do t’i ndihmojë në nevojat e tij.” Dhe: “Allahu është në ndihmën e robit të Tij për aq sa ai është në ndihmë të vëllait të tij.” Dhe: “Ai që (nuk e turpëron por) ia mbulon një të metë një besimtari Allahu do t’ia mbulojë atij në këtë dunja dhe ahiret.”

》Nijeti i mirë, para veprës. Pejgamberi salaallahu alejhi ue selem ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit.” Nëse ke nijet të mirë Allahu do të ndihmojë dhe do të japë sukses.

》Përpjekja, dhënia mund dhe durimi. Dijetarët kanë thënë: “Me durim dhe bindje në Allahun arrihet të qenit shembull dhe prijës.” Allahu thotë: “Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.” Sexhde 24.

》Të qenët falënderues. Allahu thotë: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia…” Ibrahim 7. Falënderues për besimin, për Islamin, për udhëzimin, për veprat e mira, për të mirat e dunjasë etj.

 

Hoxhë Jeton Bozhlani – Transkriptim.

Madhësia e tekstit